Saturday, January 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sëmundja e Shqipërisë quhet Edi Rama”, Berisha: Lufta e tij me PD-në është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Editor by Editor
April 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Sëmundja e Shqipërisë quhet Edi Rama”, Berisha: Lufta e tij me PD-në është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria pret sot me padurim ndryshimin dhe projektin e Shqipërisë Madhështore. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Shqipëria” ka një sëmundje të quajtur “Edi Rama”. Ai u shpreh se kryeministri prej dy muajsh, po flet me veten pasi është i tmerruar nga transparenca. 

Kryedemokrati tha se edhe pas përpjekjeve të qeverisë për të asgjësuar opozitë, PD është sot më e fuqishme se kurrë. Ai shtoi gjithashtu se lufta e Ramës me PD-në është si  lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.  

Berisha u shpreh se Partia Demokratike ishte ajo që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut. Më tej tha gjithashtu se kjo parti është partia që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO dhe nxori Shqipërinë.

“Sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore. Miqtë e mi, këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte. Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë.

Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime. Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur. Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik. Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut. 

Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira. Është partia që çau malet dhe bashkoi kombin me Rrugën e Kombit. Është partia që dyfishoi rrogat dhe pensionet dhe e nxori Shqipërinë nga humnera e varfërisë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo parti është partia që liberalizoi vizat e shqiptarëve, suksesin e tyre të jetës, i nxori nga izolimi evropian.
Kjo parti është partia e projekteve më të mëdha, më të mëdha në historinë e Shqipërisë, por edhe në rajon edhe më gjerë, si TAP dhe Kaskada e Devollit. Miqtë e mi, kjo parti ka paraqitur një program në të cilin jo më vetëm vepra të caktuara, por Shqipëria e tërë do jetë madhështore, madhështore, madhështore.

Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.”, u shpreh Berisha. 

Previous Post

E “zhytur” në borxhe, bashkia Roskovec hap tender mijëra euro për stacion elektrik, Bufi: Do ndërtojmë edhe karburant me taksat e qytetarëve

Next Post

LaCivita u bën thirrje shqiptarve: Votoni doktor Sali Berishën! Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore përsëri?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.

Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.

January 31, 2026
“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

January 31, 2026
Trump njofton planin për ndërtimin e një strukture 75 metra të lartë, të quajtur ‘Harku i Pavarësisë’, në Washington, ndërsa ekspertët e vrojtojnë si një rrezik për ekuilibrin vizual të qytetit.

San Siro i ri; Inter dhe Milan synojnë të startojnë ndërtimin në fund të majit.

San Siro i ri; Inter dhe Milan synojnë të startojnë ndërtimin në fund të majit.

January 31, 2026
Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.
Lajmi Fundit

Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.

by timoni.al
January 31, 2026
0

Alphadjo Cisse, një futbollist 20-vjeçar, do të bashkohet me Milan në fund të këtij sezoni. Igli Tare ka siguruar shërbimet...

Read moreDetails
“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

January 31, 2026
Trump njofton planin për ndërtimin e një strukture 75 metra të lartë, të quajtur ‘Harku i Pavarësisë’, në Washington, ndërsa ekspertët e vrojtojnë si një rrezik për ekuilibrin vizual të qytetit.

Trump njofton planin për ndërtimin e një strukture 75 metra të lartë, të quajtur ‘Harku i Pavarësisë’, në Washington, ndërsa ekspertët e vrojtojnë si një rrezik për ekuilibrin vizual të qytetit.

January 31, 2026
San Siro i ri; Inter dhe Milan synojnë të startojnë ndërtimin në fund të majit.

San Siro i ri; Inter dhe Milan synojnë të startojnë ndërtimin në fund të majit.

January 31, 2026
Pas një viti të gjatë mbylljeje, Trump shpall rihapjen e hapësirës ajrore mbi Venezuelë.

Sauditët i japin mbështetje Trump-it: Sulmi ndaj Iranit nuk do të kundërshtohet

January 31, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.

Milani blen për 9.5 milion euro Igli Taren, talentin 20-vjeçar italian.

January 31, 2026
“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

“Janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein? Demokratët amerikanë ngrenë shqetësimin për rreth 2.5 milionë dokumente të mbajtura të fshehura.”

January 31, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al