Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shitblerja e votave dhe frikësimi i votuesve, çështje shqetësuese,” kreu i OSBE: Integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike!

Editor by Editor
April 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Shitblerja e votave dhe frikësimi i votuesve, çështje shqetësuese,” kreu i OSBE: Integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në këtë takim ishte i pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran. Gjatë fjalës së tij Tarran u shpreh se integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike.

Ai thekson se sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Tarran tha se prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor.

Më tej ai shtoi se në raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023 janë vënë në dukje se krimi zgjedhor, në veçanti shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese.

“Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, tha Tarran.

Previous Post

“Një nga pengjet e jetës është Rozana Radi”, Intervista e Laertit vite më parë, marrëdhënia që kishte me këngëtaren

Next Post

Mori medalje nga Izraeli/ Protestë kundër Ramës para Xhamisë së Namazgjasë: Jo në emrin tim

Next Post
Mori medalje nga Izraeli/ Protestë kundër Ramës para Xhamisë së Namazgjasë: Jo në emrin tim

Mori medalje nga Izraeli/ Protestë kundër Ramës para Xhamisë së Namazgjasë: Jo në emrin tim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al