Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Pasi qëlluan me armë i përplasën me makinë…”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes në Fier, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij

Editor by Editor
April 10, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Pasi qëlluan me armë i përplasën me makinë…”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes në Fier, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER- Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku mbetën të plagosur nënë e bir, Suzana dhe Hysen Mernica. Sipas informacioneve zyrtare policore, Afrim dhe Ali Cimili qëlluan me armë zjarr në drejtim të tyre, por nga të shtënat nuk pati të plagosur. 

Pasi kanë qëlluar me armë, autorët kanë përplasur me makinën e tyre motomjetin ku ndodhenin nënë e bir. Si pasojë e goditjes së motomjetit, Suzana dhe Hysen mbetën të dëmtuar. Ata u dërguan në spital dhe janë në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vënë një nga autorët, 66-vjeçari, Afrim Cimili. Në kërkim vijon të jetë djali i tij, 23-vjeçari, Ali Cimili. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes Hysen Mernicës dhe Ali Cimilit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së djeshme, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku u dëmtuan 2 shtetas.

Në bashkëpunim me djalin e tij, qëlloi me armë zjarri, në drejtim të 2 shtetasve (nënë e bir), lokalizohet dhe arrestohet 66-vjeçari. Punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij.

Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Paraprakisht u dyshua se shtetasja S. M. ishte plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 2 shtetasit (nënë e bir) u dëmtuan nga goditja e motomjetit me të cilin ata lëviznin, nga automjeti që drejtonte shtetasi i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari.

Nga këto veprime dyshohet se shtetasit A. C. dhe A. C., për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit dhe 26-vjeçarit, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit H. M. dhe S. M.. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Më pas, 23-vjeçari ka goditur me automjetin me të cilin lëvizte, motomjetin, dhe është larguar nga vendngjarja, së bashku me babanë e tij. Si pasojë e goditjes së motomjetit, janë dëmtuar shtetasit H. M. dhe S. M., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje. Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Previous Post

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri te Rruga e Dibrës/ Qëlloi në këmbë 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Next Post

“Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit”, Rama: Do ta nisim fushatën me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë

Next Post
“Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit”, Rama: Do ta nisim fushatën me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë

“Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit", Rama: Do ta nisim fushatën me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al