Tuesday, October 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar

Editor by Editor
April 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Por është bindja ime e pandryshueshme se ka shumë punonjës të zbatimit të ligjit, të cilët mezi presin të bëjnë ligjin, të lejohen të bëjnë ligjin.
Të cilët kanë të gjithë aftësitë e tyre për t’i dhënë përgjigjen më dërrmuese bandave dhe kriminelëve, guximi i të cilave, pushteti i të cilave buron nga zyra e Edi Ramës, Taulant Ballës, Hoxhës, Prodës, etj.
Ata sot me hijen e krimit trembin qytete dhe qytetarë, por i garantoj që nesër, kudo që të jenë, edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti, do gjenden dhe do marrin ndëshkimin që meritojnë.
Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.
Por kjo betejë do nisë me krimin qeveritar. Do nisë me ministrat, bashkëpuëntorë të kriminelëve, mburojë e kriminelëve.
Sepse janë këta ministra, të cilët faktikisht u kanë vënë atyre në dispozicion pushtetin.
Janë këta ministra që u vënë atyre në dispozicion gjykatësit, prokurorët, drejtorët e policisë.
Ndaj dhe beteja jonë do jetë me një motiv: zero tolerancë. Kudo që të jenë, ta kenë të qarta, në Dubai apo Uganda, në Aruba apo Afrikë të Jugut, ata do gjenden, do arrestohen dhe do vihen para drejtësisë shqiptare.
Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për ekonominë shqiptare.
Të dashur miq, këto kulla që shihni këtu, këto punësojnë, por këto kulla shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune.
Këto shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune sepse këto ndërtohen me narkoeuro dhe këto narkoeuro zhvlerësohet si në asnjë vend tjetër të Europës, zhvlerësohet me 35 përqind.
Nuk ka ndërmarrje eksporti që mund të ketë fitimin më shumë se 25 përqind.
Faktikisht, vetëm me goditjen që marrin nga narkoeurot, ata u vënë çelësat dhe janë mijëra e mijëra punëtorë.
Dhe kreu i narkoshtetit, kreu i organizatës kriminale Edi Rama u thotë atyre se ju jeni industri e botës së tretë, në një kohë kur ato janë prodhim dhe krenari kombëtare.
Në një kohë kur në këto sipërmarrje ushqehen mijëra familje shqiptare, kurse kullat janë mollë e ndaluar për 99 përqind të shqiptarëve. Me çmimet e tyre stratosferike ato mund të blihen vetëm nga trafikantët.
Shqipëria është sot vendi në të cilin narkoshteti ka pasur efektet më shkatërrimtare se çdo pushtim dhe çdo diktaturë.
1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për shkak të varfërisë dhe papunësisë.
Asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë faktor nuk ka arritur të largojë më shumë në 10 vite sa ka arritur narkoshteti me efektet e tij.
Ka një binom që rrënon çdo ditë jetën ekonomike të shqiptarëve, por edhe shpresën, edhe besimin e tyre dhe ky binom përbëhet nga korrupsioni dhe krimi, krimi dhe korrupsioni.
Ndaj dhe ne do ndërmarrim me vendosmërinë më të madhe luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Këto dy faktorë bëjnë jetën e shqiptarëve të pasigurt dhe mbjellin pasiguri tek çdo qytetar.
Këto dy faktorë varfërojnë progresivisht shqiptarët.
Këto dy faktorë detyrojnë shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe ata që mbeten, mbeten në pasiguri të plotë.
Këto dy faktorë janë të lidhur organikisht me njëri-tjetrin.
Nuk ndodh kurrë kjo që ndodh me paratë publike në Shqipëri.
Nuk ndodh që një ministër të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ajo nuk ka një qelizë njerëzie se po të kishte, nuk do i lejonte vetes që të bënte një shpenzim të tillë kur pensionistët numërojnë kafshatën.
Ajo nuk mund ta bënte kurrë një akt të tillë në një kohë kur në spitale, të sëmurët nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve.
Gjer këtu ka arritur zhveshja nga çdo sentiment që qeverisin sepse ata vjedhin çdo ditë.
Por e thashë dhe e them prapë, nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se ne do i japim përgjigjen më të merituar kësaj situate.
Nga organet e Policisë së Shtetit do të largohen që të gjithë ata që janë të inkriminuar.
Dosjen me 1 milion faqe të ardhura, të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do zbardhen dhe do bëhen publike në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit. Të ndahen nga droga dhe t’i rikthehen ligjit, t’i rikthehen të drejtave të tyre, t’i rikthehen vendit të tyre dhe shpresës.
Nga administrata shtetërore do dalin para ligjit të gjithë ata të cilët kanë mbajtur lidhje me krimin si dhe të korruptuarit.
Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë, nuk është një luftë për karrigen e askujt.
Kjo është luftë për ekzistencën e këtij kombi.

Previous Post

‘Sofistikohet’ pastrimi i parave/ Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: Këto janë 13 skemat që u përdorën në vitin 2024 

Next Post

Programi për rendin dhe sigurinë/ Berisha: Rrogat do rriten në mënyrë progresive! Do shembim me shpejtësi narkoshtetin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Avokati Barjami flet për herë të parë pas lirimit nga burgu për ‘Top News’: Prokurori u shpreh me tone kërcënuese, unë po mbroja klientin tim.

Avokati Barjami flet për herë të parë pas lirimit nga burgu për ‘Top News’: Prokurori u shpreh me tone kërcënuese, unë po mbroja klientin tim.

October 20, 2025
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh...

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh…

October 20, 2025
"Filmat zbulojnë detaje të hetimeve" / Avokati Ulian Barjami shpalos faktet në “Top Story”: Prokurori nuk ishte në gjendje të lexonte, më kërcënoi pasi…

“Filmat zbulojnë detaje të hetimeve” / Avokati Ulian Barjami shpalos faktet në “Top Story”: Prokurori nuk ishte në gjendje të lexonte, më kërcënoi pasi…

October 20, 2025
Trump kritikon ambasadorin australian: Nuk e dua dhe nuk do të më pëlqesh kurrë!

LAJME

Avokati Barjami flet për herë të parë pas lirimit nga burgu për ‘Top News’: Prokurori u shpreh me tone kërcënuese, unë po mbroja klientin tim.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Avokati Ulian Barjami, në një intervistë për emisionin "Breaking" me Dafina Hysën në Top News, sqaroi se hetimi ndaj tij...

Read moreDetails
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh...

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh…

October 20, 2025
"Filmat zbulojnë detaje të hetimeve" / Avokati Ulian Barjami shpalos faktet në “Top Story”: Prokurori nuk ishte në gjendje të lexonte, më kërcënoi pasi…

“Filmat zbulojnë detaje të hetimeve” / Avokati Ulian Barjami shpalos faktet në “Top Story”: Prokurori nuk ishte në gjendje të lexonte, më kërcënoi pasi…

October 20, 2025
Trump kritikon ambasadorin australian: Nuk e dua dhe nuk do të më pëlqesh kurrë!

Trump kritikon ambasadorin australian: Nuk e dua dhe nuk do të më pëlqesh kurrë!

October 20, 2025
“Erioni kishte lirinë të zhvillonte betejën e tij”/ Rivalitet në PS? Spiropali në “Top Story”: Konkurrenca është e natyrshme, zilitë...

“Erioni kishte lirinë të zhvillonte betejën e tij”/ Rivalitet në PS? Spiropali në “Top Story”: Konkurrenca është e natyrshme, zilitë…

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati Barjami flet për herë të parë pas lirimit nga burgu për ‘Top News’: Prokurori u shpreh me tone kërcënuese, unë po mbroja klientin tim.

Avokati Barjami flet për herë të parë pas lirimit nga burgu për ‘Top News’: Prokurori u shpreh me tone kërcënuese, unë po mbroja klientin tim.

October 20, 2025
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh...

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit shpreh mendimin e tij për humbjen ndaj Shqipërisë, Xhajiç: Një dështim i madh…

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al