Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmenden çmimet/ “Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra”, ushqimet u rritën me ritme më të shpejta në mars

Editor by Editor
April 8, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Çmenden çmimet/ “Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra”, ushqimet u rritën me ritme më të shpejta në mars
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë muajsh në rënie, inflacioni iu rikthye rritjes në mars. Kjo do të thotë se çmimet po shtrenjtohen me ritme më të shpejta.

“Perimet të gjitha… domatet, kastravecat, brokoli, kungulli, specat… nga 1 mijë lekë të vjetra për kilogram kanë shkuar më shtrenjtë”,tha për A2 CNN Alush Bejtja, tregtar i fruta-perimeve.

Kriza e çmimeve nuk ka marr fund! Fillim-pranvera e vërtetoi. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve u rrit në 2.1 për qind në mars pasi kishte mbetur i fiksuar në 1.9 për qind në janar dhe shkurt.

“Si të importit, ashtu edhe ato vendase shumë të shtrenjta. Kanë mbetur çmimet siç ishin për vitin e ri edhe tani në prill. Nuk merret vesh se çfarë bëjnë. Një kg kastravec 3 mijë lekë.”

Shtrenjtimi me ritme më të shpejta i çmimeve muajin e shkuar u ndikua kryesisht nga ushqimet dhe pijet. Inflacioni te kjo kategori produktesh kapërceu në 3 për qind nga 2.8 për qind në shkurt dhe vetëm 2 për qind marsin e një viti më parë.

“Në gjykimin tim, rritja e lehtë e inflacionit muajin e shkuar më shumë është sezonale. Veç kësaj kemi të bëjmë edhe me problemin tjetër, atë të tregtarëve. Kemi spekulime në treg”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë Eduart Gjokutaj.

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet e fortët! Kështu paralajmëroi Banka e Shqipërisë në fund të marsit. Donald Trump me “luftën tregtare” dhe Vladimir Putin me “mësymjen në Ukrainë” do të ishin arsyet. 

“Ne teorikisht në import do duhej të kishim çmime më të lira, por kjo nuk do të ndodhë. Çmimet e ushqimeve do të mbesin të shtrenjta në rast se qeveria nuk ushtron kontrolle në tregje”, shtoi Gjokutaj.

Me turizmin që tashmë është shtrirë edhe përtej vetës, në mars u rritën edhe çmimet në baret dhe restorantet e vendit. Inflacioni te kjo kategori shërbimesh arriti në 1.9 për qind.

Previous Post

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur vlonjate

Next Post

Përse u mbajt në burg Veliaj? Zbardhet vendimi i gjykatës dhe arsyetimi për të refuzuar lirimin e tij

Next Post
Humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë?! Erion Veliaj zyrtarisht banor i Bashkisë Durrës

Përse u mbajt në burg Veliaj? Zbardhet vendimi i gjykatës dhe arsyetimi për të refuzuar lirimin e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al