Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit të palestinezes me të dashurin, pak para se të vritej me thikë nga i ati në Shqipëri

Editor by Editor
April 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit të palestinezes me të dashurin, pak para se të vritej me thikë nga i ati në Shqipëri
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banesën e marrë me qira në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa sot janë zbuluar disa komunikimi të 24-vjeçares para se i ati t’i jepte fund jetës së saj.

Bëhet me dije se personi i fundit që ka komunikuar sme viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Bisedat e zbardhura 

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34 Thirrje e humbur

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

Ndërkohë, e ëma e palestinezes, pritet të vijë në Shqipëri, pasi ka kontaktuar me autoritetet policore në vend, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.

Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën në Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.

Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.

Previous Post

Nis izolimi ndërkombëtar për Ramën, Këshilli i Europës anulloi darkën me të, denoncmi i skandalit

Next Post

Associated Press: Kaja Kallas paralajmëroi Shqipërinë për reforma të vështira në rrugën e anëtarësimit në BE

Next Post
Associated Press: Kaja Kallas paralajmëroi Shqipërinë për reforma të vështira në rrugën e anëtarësimit në BE

Associated Press: Kaja Kallas paralajmëroi Shqipërinë për reforma të vështira në rrugën e anëtarësimit në BE

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al