Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Merrej në Itali me trafikimin e qenieve njerëzore, prangoset në Durrës “koka” e grupit kriminal

Editor by Editor
April 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Merrej në Itali me trafikimin e qenieve njerëzore, prangoset në Durrës “koka” e grupit kriminal
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Waild Elabd një shtetas egjiptian është arrestuar në vendin tonë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Policia e Shtetit ka njoftuar mëngjesin e kësaj të marte se 49-vjeçari, i cili akuzohet nga shteti fqinj se ka krijuar një organizatë kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore, është lokalizuar dhe prangosur në qytetin bregdetar.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”. Waild Elabd është dënuar me 20 vite burg, pasi Gjykata e Katanias e akuzon për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.

Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.

Previous Post

Tarifat e SHBA, Rama: Nuk kemi arsye për shqetësim

Next Post

Dosja “Plumbi i artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në GJKKO: Erjon Alibej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

Next Post
Dosja “Plumbi i artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në GJKKO: Erjon Alibej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

Dosja “Plumbi i artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në GJKKO: Erjon Alibej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al