Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, partia kryesore opozitare turke rizgjedh kreun e saj

Editor by Editor
April 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, partia kryesore opozitare turke rizgjedh kreun e saj
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Popullore Republikane (CHP) e Turqisë zhvilloi sot, të dielën më 6 prill, një kongres të jashtëzakonshëm në Ankara, nën hijen e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit dhe kandidatit të partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ekrem İmamoğlu.

Kongresi konfirmoi ri-zgjedhjen e kandidatit të vetëm, Özgür Özel, në krye të partisë opozitare.  Özel mori 1.171 vota nga gjithsej 1.276 delegatë të pranishëm. Po ashtu, u zhvilluan zgjedhje për të 181 anëtarët e Këshillit të Partisë.

“Sot Turqia drejtohet nga një juntë që frikësohet nga zgjedhjet, frikësohet nga kundërshtarët e saj, frikësohet nga populli. Erdoğan nuk është një president që ka mbështetje nga populli. Por ai është kthyer në një udhëheqës junte që shënjestron ata që mund ta sfidojnë,” tha Özel në fjalimin e tij.

Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit Erdoğan të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të përballet me Ekrem İmamoğlu në kutinë e votimit: “Nëse ke guxim, do ta pranosh (shtyrjen e zgjedhjeve), nëse dëshiron, mund ta bësh këtë në javën e parë të qershorit, sa më shpejt. Nëse thua ‘jo, nuk kam kohë,’ atëherë në gjysmën e mandatit tënd, më së voni deri në nëntor, do të dalësh dhe do të përballesh me kandidatin tonë.”

Ekrem İmamoğlu dërgoi një letër në kongres, ku shprehte se “ata që tentuan grushtin e shtetit kundër jetës demokratike dhe vullnetit të popullit e kanë futur vendin tonë në një krizë të thellë legjitimiteti”. Në sallën e kongresit, një vend bosh mbante emrin e kryetarit të burgosur të Bashkisë Ekrem İmamoğlu.

Kongresi i jashtëzakonshëm u shpall nga presidenti i CHP, Özgür Özel, më 21 mars, tre ditë pas arrestimit të Ekrem İmamoğlu, mes shqetësimeve të mëdha se hetimi prokurorial në proces, përveç ndaj kryetarit të bashkisë, mund të çonte në shkarkimin e drejtuesve të partisë dhe emërimin e një administratori. Për të parandaluar këtë mundësi, Özel vendosi të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm.

Hetimi prokurorial ka të bëjë me akuzat për ryshfet ndaj delegatëve në kongresin e fundit të CHP, në nëntor 2023. Akuzat kanë marrë përmasa të gjera në aspektin ligjor dhe politik, pasi ishin mbështetur dhe nga ish-presidenti Kemal Kılıçdaroğlu, i cili në një program televiziv kërkoi shpjegime nga Özgür Özel.

Pas zgjedhjes së presidentit, u mbajt një protestë me pjesëmarrje masive përpara “Qendrës Kulturore Nazim Hikmet”, ku u zhvillua kongresi. Duke iu drejtuar turmës, Özgür Özel përsëriti thirrjen e tij për bojkot tregtar të produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë që mbështesin qeverinë.

Ai gjithashtu kërkoi përsëri mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke ftuar qytetarët të nënshkruajnë peticionin që partia e tij ka nisur në mbështetje të Ekrem İmamoğlu dhe thirrjes për zgjedhje të parakohshme.

Lideri i CHP tha se deri tani janë mbledhur 7.200.000 nënshkrime, ndërsa qëllimi i CHP është të mbledhë më shumë se 28 milionë nënshkrime, më shumë sesa numri i votave që mori Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet e vitit 2023.

Previous Post

Skandal në Serbi / Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar

Next Post

Dalja e përgjimeve të Veliajt në burg/ Rama, Xhafaj apo skenar i Veliajt? Kush është redaktori?

Next Post
Dalja e përgjimeve të Veliajt në burg/ Rama, Xhafaj apo skenar i Veliajt? Kush është redaktori?

Dalja e përgjimeve të Veliajt në burg/ Rama, Xhafaj apo skenar i Veliajt? Kush është redaktori?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

May 1, 2026
Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

May 1, 2026
Trump nisi tarifat 25% për makinat; BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

Trump nisi tarifat 25% për makinat; BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

May 1, 2026
MC Kresha: Industria kërkon të bëhesh ai që s’je, për Goca dhe Gra: Kam humbur shumë para sepse...

MC Kresha: Industria kërkon të bëhesh ai që s’je, për Goca dhe Gra: Kam humbur shumë para sepse…

May 1, 2026
Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit
AKTUALITET

Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

by timoni.al
May 1, 2026
0

Erjon Bogdani shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij në futbollin italian, duke u angazhuar prej disa muajsh te...

Read moreDetails
Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

May 1, 2026
Trump nisi tarifat 25% për makinat; BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

Trump nisi tarifat 25% për makinat; BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

May 1, 2026
MC Kresha: Industria kërkon të bëhesh ai që s’je, për Goca dhe Gra: Kam humbur shumë para sepse...

MC Kresha: Industria kërkon të bëhesh ai që s’je, për Goca dhe Gra: Kam humbur shumë para sepse…

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi: Shkallë lëvizëse për avionët rrëzohet, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

Një tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

May 1, 2026
Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

Aeroplani rrëzohet në Teksas; të gjithë në bord humbin jetën, dyshimet e para mbi shkakun

May 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al