Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kam pasur shumë probleme!” Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja

Editor by Editor
April 6, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Kam pasur shumë probleme!” Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Aktorja e mirënjohur, “Artistja e Popullit” Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë fakt e deklaroi vetë artistja mbëmjen e shkuar gjatë një videomesazhi në emisionin “Big Brother Vip”. Kurti tha se ka patur shumë probleme dhe se vendosja në shtëpinë e të moshuarve në fillim për të ishte si një tragjedi. Ajo pohoi se aty ka gjetur persona me të cilët kalon mirë dhe se ambienti ishte i mirë.

"Kam pasur shumë probleme!" Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti

Foto e marrë nga emisioni

“Kam pasur shumë probleme se kam pasur këtë fatin tjetër që unë erdha në këtë shtëpi që e shihni edhe ju që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi dhe doja të nesërmen të ikja sa më parë. Kurse tani them kurrë më me ik sepse këtu ka njerëz të mrekullueshëm, këtu ka ambient shumë të bukur”, tha aktorja Tinka Kurti.

"Kam pasur shumë probleme!" Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti

Foto e marrë nga emisioni

Aktorja Tinka Kurti

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. Ajo u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16-vjeçe. Për disa vite u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role, veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Tinka shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat.

Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.  Ndër rolet e saj më të dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe deri tek tek “Streha e të Harruarve”. 

Previous Post

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Tiranë, shkak dyshohet një difekti teknik

Next Post

Netanyahu viziton të hënën Uashingtonin/ Zbardhen temat e diskutimit me presidentit Trump, në fokus tarifat, Irani, Gjykata e Hagës dhe Turqia

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lufta me Iranin, SHBA shet sisteme armësh ushtarake vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

Lufta me Iranin, SHBA shet sisteme armësh ushtarake vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

May 2, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

Operacion antidrogë në Elbasan: ekzekutohen disa urdhër arreste dhe kontrollohen disa banesa

May 2, 2026
Tragjike në Meksikë: Autobusi i turistëve del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 11, plagosen mbi 30

Tragjike në Meksikë: Autobusi i turistëve del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 11, plagosen mbi 30

May 2, 2026
Trump për bllokadën në Hormuz: Kemi kapur disa anije dhe marrë naftën, jemi pak më shumë si piratë

Lajmi Fundit

Lufta me Iranin, SHBA shet sisteme armësh ushtarake vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

by timoni.al
May 2, 2026
0

Departamenti i Shtetit njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e më shumë se 8.6 miliardë dollarëve në pajisje ushtarake...

Read moreDetails
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

Operacion antidrogë në Elbasan: ekzekutohen disa urdhër arreste dhe kontrollohen disa banesa

May 2, 2026
Tragjike në Meksikë: Autobusi i turistëve del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 11, plagosen mbi 30

Tragjike në Meksikë: Autobusi i turistëve del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 11, plagosen mbi 30

May 2, 2026
Trump për bllokadën në Hormuz: Kemi kapur disa anije dhe marrë naftën, jemi pak më shumë si piratë

Trump për bllokadën në Hormuz: Kemi kapur disa anije dhe marrë naftën, jemi pak më shumë si piratë

May 2, 2026
Analiza e CNN: Pse aspekti më i çuditshëm i luftës në Iran, që habit ekspertët, nuk rriti çmimet?

Analiza e CNN: Pse aspekti më i çuditshëm i luftës në Iran, që habit ekspertët, nuk rriti çmimet?

May 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lufta me Iranin, SHBA shet sisteme armësh ushtarake vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

Lufta me Iranin, SHBA shet sisteme armësh ushtarake vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

May 2, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

Operacion antidrogë në Elbasan: ekzekutohen disa urdhër arreste dhe kontrollohen disa banesa

May 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al