Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Thellohet skandali/ SPAK: Ata që hakeruan sistemin kompjuterik, synuan e-mailin e Dumanit!

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas lajmit për ndërhyrjen dhe marrjen e informacioneve në e-mailet e disa prokurorëve të posaçëm. Në një njoftim për media, SPAK pranon hakerimin e sistemit dhe marrjen e disa informacioneve, si edhe tentativën e hyrjes në e-mailin e kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani.

Nga hetimet e kryera thotë SPAK, u identifikuan dhe  arrestuan dy personat, përfshirë edhe shtetasin që realizoi ndërhyrjen dhe shpërndau informacionin e marrë. Gjatë operacionit, u sekuestruan pajisje dhe skedarët e shkarkuar nga ndërhyrja.

Të arrestuarit janë Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ndërsa akuzohen për veprën penale të ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se  sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së  institucionit.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

Previous Post

Dalin SMS-të/ “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 MIJË euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi biznesmenin

Next Post

Skandali në Beograd, hiqet pas 24 orësh flamuri i Kosovës që u vendos për Kongresin e UEFA-s

Next Post
Skandali në Beograd, hiqet pas 24 orësh flamuri i Kosovës që u vendos për Kongresin e UEFA-s

Skandali në Beograd, hiqet pas 24 orësh flamuri i Kosovës që u vendos për Kongresin e UEFA-s

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

December 19, 2025
Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

December 19, 2025
23 vite "FIKS FARE" në Top Channel

23 vite “FIKS FARE” në Top Channel

December 19, 2025
Endrit Shabani fillon zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit, një ditë pas betimit para Kuvendit.

KRYESORE

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

by timoni.al
December 19, 2025
0

Ish-mbrojtësi norvegjez i futbollit, Åge Hareide, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Ai kishte diagnozën e kancerit në tru që...

Read moreDetails
Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

December 19, 2025
23 vite "FIKS FARE" në Top Channel

23 vite “FIKS FARE” në Top Channel

December 19, 2025
Endrit Shabani fillon zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit, një ditë pas betimit para Kuvendit.

Endrit Shabani fillon zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit, një ditë pas betimit para Kuvendit.

December 19, 2025
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ndërkohë që mbledhja e Këshillit të Mandateve është shtyrë.

SPAK kërkon ndalimin e Ballukut, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve shtyhet; PD shpreh kundërshtimin. Anëtarët e Këshillit marrin një USB me 10 mijë faqe dokumente probuese.

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

December 19, 2025
Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al