Saturday, November 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dalin SMS-të/ “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 MIJË euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi biznesmenin

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dalin SMS-të/ “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 MIJË euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi biznesmenin
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pilicia arrestoi personin, i cili u shtir si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke arritur t’i marrë një hoteli në kryeqytet shumën e 25 mijë eurove.

I riu ka kontaktuar me Radisson Collection Morina Hotel, i sipërmarrësit Julian Morina, duke i kërkuar disa mijëra euro të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Me një shkrim me problematika të theksuara gramatikore, të cilat bien në sy, mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli.

AlbanianPost ka publikaur foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Këtij rrengu, nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera të njohura, si presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë.

Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Reagimi i plotë i Behxhet Pacolli:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

Kujtojmë se në Shqipëri, janë regjistruar dhe me dhjetra raste të tjera, ku biznesmenët kanë rënë pre e mashtrimit, duke u dhënë personazheve anonimë me dhjetra mijëra euro në emër të zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli si dhe disa ministrave të tjerë.

Mbrapa kësaj skeme dyshohet se qëndron Florian Gjergji, i shpallur prej vitesh në kërkim.

Previous Post

The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

Next Post

Thellohet skandali/ SPAK: Ata që hakeruan sistemin kompjuterik, synuan e-mailin e Dumanit!

Next Post
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Thellohet skandali/ SPAK: Ata që hakeruan sistemin kompjuterik, synuan e-mailin e Dumanit!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

October 31, 2025
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025
Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

AKTUALITET

by timoni.al
October 31, 2025
0

Gjatë seancës për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqiti argumentet e tij lidhur me ankimimin ndaj...

Read moreDetails
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025
Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

Juventus beson në Spalletti dhe potencialin e territorit

October 31, 2025
Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

Spalletti gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: Kam besim se kjo skuadër ka potencial të madh, ndaj pranuar detyrën.

October 31, 2025
Reforma e re në Administratën Publike, ndriçohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet e pritura.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

Veliaj e përshkruan arrestimin e tij si një rrëmbim të ngjashëm me atë të Medellin në Kolumbi: Sipas tij, nëse rrëmben një kryetar, krijohen mundësi për zgjedhje dhe mund të emërohet një pasues sipas dëshirës.

October 31, 2025
Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por...

Berisha koment në Kushtetuese arrestimin e Veliajt, e krahasoi me rrëmbimin e një kryebashkiaku nga FARC në Kolumbi: Nuk është i pafajshëm, por…

October 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al