Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja “5D”/ GJKKO rrëzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dosja “5D”/ GJKKO rrëzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në GJKKO është mbajtur seanca e parë për dosjen 5D, ndërsa gjykata nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, ish drejtorë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. SPAK ka kërkuar kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen penale.

Gjykata e Posaçme vendosi më 14 Shkurt kalimin për gjykim të kësaj dosjeje. Dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash ndërsa ish zyrtarët e tjerë, Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia për shkelje të barazisë në tendera.

Hetimet për ish zyrtarët u mbyllën në Dhjetor nga SPAK dhe dosja u dërgua për gjykim.

Sipas Prokurorisë, Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, dhe Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera, nga Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Previous Post

Ish shefi i stafit të Joe Biden zbulon prapaskenat: Presidenti iku për sesion fotografish pas dështimit në debatin përballë Trump

Next Post

Tërmeti në Mianmar, regjistrohen mbi 3000 viktima nga goditja, mijëra të tjerë të plagosur

Next Post
Tërmeti në Mianmar, regjistrohen mbi 3000 viktima nga goditja, mijëra të tjerë të plagosur

Tërmeti në Mianmar, regjistrohen mbi 3000 viktima nga goditja, mijëra të tjerë të plagosur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al