Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tendera sa “qimet e kokës”/ Balluku bën shkresa që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tendera sa “qimet e kokës”/ Balluku bën shkresa që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është aktualisht njeriu më i dytë i pushtetshëm politikisht në Shqipëri, pas kryeministrit, Edi Rama.

Duke qenë edhe në postin e zëvendëskryeministres, Balluku ka emëruar disa vartës në poste të rëndësishme, që nga ministrin e Brendshëm, atë të Mbrojtjes, të Financave për të mos përmendur edhe një mori institucionesh që nga Albcontrol, OST, OSHEE, KESH, ARRSH, AKBN etj, institucione të cilat qarkullojnë qindra miliona euro në muaj. 

Madje, kontrollon edhe Portin e Durrësit, Hekurudhat apo edhe Tatimet. 

Ndërkohë, aparati i ministrisë që jo drejton sa vjen e shtohet, teksa kanë ardhur edhe benefitet.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Balluku ka urdhëruar vartësit e saj që të bëjnë një tender për t’i larë makinën e shtetit me të cilën lëviz, një Audi A8.

Tendera sa "qimet e kokës"/ Balluku bën shkresa që

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i tenderit që ka shpallur Ministria e Infrastrukturës.

Objekti është “shërbim larje autovetura, tapiceri”, teksa fondi është nën 10 mijë euro. Procedura është bërë në datën 28 mars 2025.

Sipas dokumenteve qw disponon VoxNews, kërkohet që të lahen 10 automjete. S’do mend që të gjitha mjetet e listuara janë të titullarëve. E para është mjeti AUDI A8, që lëviz Balluku.

“Lloji i automjetit Audi A8, njësia për ta larë në muaj është 12 herë dhe peroudha e shërbimit mujore” thuhet në dokument. Ose më saktë; vetura e ministres Balluku të lahet një herë në dy ditë pune.

Lista e makinave vijon me larjen e një mjeti “Toyota” 8 herë në muaj, e një

“Volkswagen Touareg” 4 herë muaj. Apo e një mjeti “”Hyundai” 8 herë në muaj.

Një tjetër mjet tip “Volkswagen Tiguan” kërkohet të lahen 10 herë në muaj, një “Land Rover” 2 herë në muaj apo një “Toyota Rav 4” 10 herë në muaj.

Gjithashtu është edhe një mjet “Citroen” që të lahet 2 herë në muaj, një “Skoda” dy herë në muaj apo edhe një foristradë “Toyota” 10 herë në muaj.

Në dokumente është edhe një zë shërbimi, teksa kërkohet larje tapicerie 10 herë në vit, për 3 vetura dhe 7 foristrada.

Të gjitha të shefave.

Foto e mësipërme është mjeti tip Audi A8, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku duket ministrja Belinda Balluku.

Ky mjet është i ministrisë, teksa tashmë do të lahet 1 herë në 2 ditë pune.

Në dokumente specifikohet se lavazho duhet të ketë ambient parkimi minimalisht për 4 automjete brenda territorit ose në dispozicionin e vet me qëllim që mjeti mos të presë në rrugë.

Të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, mundësisht në një distancë jo më shumë se 2 km nga MIE dhe të jetë në shërbim edhe në oraret e pasdites (me dy turne), të punojë dhe ditën e shtunë.

“Lavazho të ketë minimalisht 3 poste larje dhe minimalisht katër punonjës dhe të jetë pajisur me leje mjedisore për lavazho automjetesh sipas përcaktimeve ligjore.

Por, ka edhe kërkesa të veçanta për makinat e ministres dhe të titullarëve të saj. Në dokumente shkruhet se kërkohen karakteristika të veçanta të lavazhit:

– Larje e plotë e automjeteve (brenda dhe jashtë) për 30 minuta;

– Pastrimi nga brenda të bëhet me fshesë me kompresor;

– Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçë;

– Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 07:00 deri në orën 09:00, çdo ditë të javës;

– Automjeti do të presë në radhë për kryerjen e shërbimit, jo më shumë se 30 minuta nga paraqitja në vendin e kryerjes së shërbimit./VoxNews

Previous Post

Orban pret Netanyahun në Budapest/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Next Post

“Myslimanët i falen Allahut 5 herë në ditë!” Rama: Ne i falemi BE-së mëngjes, drekë, darkë

Next Post
“Myslimanët i falen Allahut 5 herë në ditë!” Rama: Ne i falemi BE-së mëngjes, drekë, darkë

“Myslimanët i falen Allahut 5 herë në ditë!” Rama: Ne i falemi BE-së mëngjes, drekë, darkë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

AKTUALITET

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

by Editor
June 9, 2025
0

KOLUMBIA- Kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay u qëllua 3 herë, 2 herë në kokë,...

Read moreDetails
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

June 9, 2025
Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al