Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet apartamenti i përshtatur si call center ku mashtroheshin të huaja për të investuar në bursa, një person i arrestuar dhe një në kërkim

Editor by Editor
April 2, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zbulohet apartamenti i përshtatur si call center ku mashtroheshin të huaja për të investuar në bursa, një person i arrestuar dhe një në kërkim
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Një apartament i përshtatur si call center ku mashtroheshin të huaja për të investuar në bursa është zbuluar në Tiranë. Lidhur me këtë poicia njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçar që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. Gjithashtu një tjetër person është shpallur në kërkim ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Location 2”.

Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia. Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:

– u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 37 vjeç;
– u shpall në kërkim shtetasi R. M., 37 vjeç;
– nisi procedimi penal për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune!” “Durana Tech Park”/ Rama: Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona

Next Post

Shkatërrohet “grupi i vjedhjeve” në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim! Ja momenti i një prej grabitjeve 

Next Post
Shkatërrohet “grupi i vjedhjeve” në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim! Ja momenti i një prej grabitjeve 

Shkatërrohet "grupi i vjedhjeve" në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim! Ja momenti i një prej grabitjeve 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al