Thursday, November 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryediplomati britanik vizitë zyrtare në Kosovë, takim me Kurtin dhe ministrat: Të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit dhe krimit të organizuar

Editor by Editor
April 2, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Kuriozitete, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Kryediplomati britanik vizitë zyrtare në Kosovë, takim me Kurtin dhe ministrat: Të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit dhe krimit të organizuar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftimin e emigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.

Të martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij. Një takim mes Lammyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së mërkurës.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.

MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”. I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.

Lammy pritet të takojë edhe trupat paqeruajtëse britanike në Kosovë, të cilat shërbejnë në kuadër të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit./ REL

Previous Post

Mashtroi biznesin duke u hequr si Behgjet Pacolli, arrestohet autori pasi mori 25 mijë euro 

Next Post

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

November 6, 2025
Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Seanca e Kuvendit ndërpritet për 30 minuta, PS thirr Grupin Parlamentar.

November 6, 2025
Balla reagon ndaj akuzave të Berishës: Nuk kam akuza të rënda si ti, ndërsa ti udhëton me autoblindë në Tropojë

LAJME

by timoni.al
November 6, 2025
0

Dinamo e Zagrebit u përball me një humbje zhgënjyese në ndeshjen e fundit të Europa League, duke u mposhtur në...

Read moreDetails
Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

November 6, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Seanca e Kuvendit ndërpritet për 30 minuta, PS thirr Grupin Parlamentar.

November 6, 2025
Balla reagon ndaj akuzave të Berishës: Nuk kam akuza të rënda si ti, ndërsa ti udhëton me autoblindë në Tropojë

Balla reagon ndaj akuzave të Berishës: Nuk kam akuza të rënda si ti, ndërsa ti udhëton me autoblindë në Tropojë

November 6, 2025
Berisha bën një deklaratë për Ambasadorin Gonzato, PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e kryetarit të PD për 30 ditë nga Kuvendi.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

Europa League: Arbër Hoxha luajti si titullar, por Celta Vigo e mposhti Dinamon e Zagrebit në mënyrë bindëse.

November 6, 2025
Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

Dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit futbollist ndryshon; babai pohon: Nuk ishte plumb qorr, e goditën në kokë brenda shtëpisë.

November 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al