Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Editor by Editor
March 31, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale. Madje, ai dyshohet se është “mbrojtur” nga ish-deputeti i PS-së Ergys Çyrbja, i cili gjatë kërkimit policor e ka strehuar në banesën e tij.

Por, çuditë në këtë vend zgjasin vetëm disa ditë. Me një vendim të beftë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati bashkëshortes së Altin Hajrit. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, firma “Pjeza 2022” do të ndërtojë një pallat.

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për dhënien e lejes për firmën “Pjeza 2022”

Dokumenti i mësipërm është rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i datës 26 mars 2025. Në numrin rendor 34, ky Këshill i drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, ose në mungesë të tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka marrë aprovimin për një leje në Durrës.

“Leje ndërtimi për objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Pjeza 2022’ sh.p.k”, thuhet në këtë dokument.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “Pjeza 2022” është me adresë në fshatin Pjesë në Shijak.

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18

Faksimile: Firma “Pjesa 2022” është në pronësi me 100 % të zonjës Valentina Hajri

Firma është themeluar në datën 19 tetor 2022 dhe ka si objekt “bar-kafe, restorant, piceri, shërbime hoteleri-turizëm, barburant, tregti mallrash të ndryshëm industriale, mobileri e ndërtimi, shërbim delivery etj”.

Sipas bilancit të publikuar në vitin 2024, Valentina Hajri, e cili zotëron 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë, ka miratuar pasqyrat financiare të vitit 2023 ku ka rezultuar me një fitim me rreth 480 mijë euro.

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18

Faksimile: Në janar të vitit 2025 firma u pezullua pa afat

Ndërkohë, në QKB është publikuar edhe një vendim i pronares për të pezulluar aktivitetin në datën 22 janar 2025. Nuk jepen më shumë të dhëna, por vetëm “pezullim i aktivitetit me një afat të pacaktuar”.

Çfarë e lidh Altin Hajrin me “Pjeza 2022”?

Pronarja me 100 % të aksioneve të kësaj firme është Valentina Hajri. Në shkurt të vitit 2020, mediat kanë raportuar se zonja Hajri ka dëshmuar për bashkëshortin e saj Altin Hajri.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjezë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjezë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin “Golden” thotë se menaxhohet nga e vjehrra.

Altin Hajri ka qenë i akuzuar edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020. Ai u dënua me 7 vite burg për këtë ngjarje, por vendimi nuk u ekzekutua për shkak se Apeli e shpalli të pafajshëm. Në vitet 2015 është arrestuar dhe hetuar për disa ngjarje keiminale, madje edhe për trafik heroine, por gjithmonë ia ka hedhur paq nga drejtësia.

Resorti i tij “Golden” u bllokua edhe nga OFL, por gjykata ia hoqi sekuestron. Ndërkohë, emri i tij lidhet edhe me akuzën ndaj ish-deputetit të PS-së Ergys Çyrbja./VOX

altin hajri valentina hajri

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Previous Post

Trafikuan 1.2 ton kokainë, grupi shqiptaro-belg i transferoi agjentëve të infiltruar 572.000 euro

Next Post

Mediu takohet me senatorët amerikanë: Shqipëria, të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi
AKTUALITET

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

by Editor
May 9, 2025
0

Një e ftuar në televizionin amerikan “Fox News” ka humbur papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit...

Read moreDetails
Publikimi i videos ku kandidati i PS-së ofronte para në këmbim të votave, Policia: Nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm

Publikimi i videos ku kandidati i PS-së ofronte para në këmbim të votave, Policia: Nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm

May 9, 2025
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg

May 9, 2025
Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

May 9, 2025
Dyshohet se pickoi dhe dhunoi 23 foshnje, edukatorja “monstër” në Britani del në gjyq, ja çfarë u tha!

Dyshohet se pickoi dhe dhunoi 23 foshnje, edukatorja “monstër” në Britani del në gjyq, ja çfarë u tha!

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

May 9, 2025
Publikimi i videos ku kandidati i PS-së ofronte para në këmbim të votave, Policia: Nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm

Publikimi i videos ku kandidati i PS-së ofronte para në këmbim të votave, Policia: Nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al