Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i mishit të pulës/ “Dy kompani me të njëjtin pronar!” Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës

Editor by Editor
March 29, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Skandali i mishit të pulës/ “Dy kompani me të njëjtin pronar!” Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kompania Dimal dhe AMG kanë bërë deklaratat e tyre secila pas publikimit të skandalit me importimin nga Brazili të mishit të pulës me salmonelë në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar në këtë rast është se pronar i të dyja kompanive është i njëjti persona dhe bëhet fjalë për Mondi Goxhajn. Interesante po ashtu janë dhe qëndrimet e shpalosura në të dyja deklaratat të dala mesa duket nga i njëjti peson ndonëse me detaje që tentojnë të shpalosin një “iluzion” te konsumatori.

Nëse në deklaratën e kompanisë Dimal mohohet se kanë importuar drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, ndërkohë që e merr atë në fakt nga AMG, kompania tjetër e Mondi Goxhajt. E ndërsa përpiqet të ruajë imazhin e Dimal, Goxhaj mesa duket “pranon” gjithçka në deklaratën e AMG ku thuhet se “nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës.” Le të shohim mëposhtë deklaratat të detajuara.

Në deklaratën e kompanisë Dimal thuhe se ata nuk importojnë drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania e tyre, sipas qëndrimit, importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.

Ata thonë se ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi. Në deklaratë shtohet se pas një njoftimi zyrtar nga furnitori i tyre mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit.

DEKLARATA E DIMAL Inc:

Deklaratë në lidhje me importin e mishit të pulës së papërpunuar dhe sigurinë e produkteve DIMAL

Të nderuar konsumatorë dhe partnerë,

Lidhur me njoftimet e fundit në media të ndryshme online dhe në rrjete sociale, lidhur me importin e mishit të pulës së papërpunuar, kompania DIMAL Inc. dëshiron të sqarojë publikisht sa më poshtë:

Së pari, sqarojmë se kompania jonë nuk importon drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania jonë importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale. Ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve tanë të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi.

Pas një njoftimi zyrtar nga furnitori ynë mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit. Ne konfirmojmë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.

DIMAL Inc. zbaton me përpikmëri standardet më të larta të kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke përfshirë certifikimet HACCP, ISO 22000, ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar transparencë të plotë.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë shpërndarë, publikuar apo ripublikuar këto informacione të rreme, që të përditësojnë lajmet për raportimin e duhur në të gjitha mjetet dhe platformat e tyre të komunikimit (faqe interneti, rrjete sociale, grupe diskutimi, etj.). Mosrespektimi i kësaj kërkese, përveçse përhapjes së një paniku te panevojshëm në publik dhe dëmtimit të një industrie të tërë, do të pasohet me ndjekje të të gjitha rrugëve ligjore për mbrojtjen e imazhit dhe integritetit të kompanisë sonë.

Kompania DIMAL Inc. mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore dhe sigurimit të cilësisë për të gjitha produktet e saj. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht, DIMAL Inc.

Nga ana tjetër në deklaratën e shoqërisë AMG thuhet se nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës. Ata pohojnë se në momentin që kanë marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kanë vepruar me përgjegjshmëri dhe kanë tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, në deklaratën e AMG thuhet se kanë bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kanë vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore“, thuhet në deklaratën e AMG.

DEKLARATA E AMG:

Sqarim nga Shoqëria AMG në Lidhje me Situatën e Mishi të Kontaminuar me Salmonelë.

Shoqëria AMG dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me lajmet e përhapura mbi kontaminimin e mishit me salmonelë, të importuar nga shoqeria jone. Shoqëria jonë nuk ka pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e Salmonelës. Në momentin që kemi marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kemi vepruar me përgjegjshmëri dhe kemi tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kemi vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

AMG ka vepruar gjithmonë me transparencë dhe ka qenë e angazhuar për të garantuar standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë së produkteve të saj. Ne dëshirojmë të theksojmë se shoqëria ka bashkëpunuar në çdo moment me autoritetet për të siguruar një reagim të shpejtë dhe të duhur ndaj situatës dhe është e hapur për çdo verifikim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht A.M.G shpk

Previous Post

“Asnjë lidhje politike!” Grabitja në zyra/ One Albania: Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverat apo të dhënat konfidenciale

Next Post

Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot

Next Post
Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot

Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot

Numërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, PS udhëheq bindshëm! 150 mijë vota para PD
AKTUALITET

Numërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, PS udhëheq bindshëm! 150 mijë vota para PD

by Editor
May 12, 2025
0

Vijon numërimi i votave në të gjithë vendin. Deri tani janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit....

Read moreDetails
Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban vendin e parë me 4662 vota

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban vendin e parë me 4662 vota

May 12, 2025
Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD- ASHM kryeson bindshëm

Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD- ASHM kryeson bindshëm

May 12, 2025
Më shumë se gjysma e kutive të numëruara në Dibër dhe Berat, ja si ndahen rezultatet deri më tani në këto dy qarqe

Më shumë se gjysma e kutive të numëruara në Dibër dhe Berat, ja si ndahen rezultatet deri më tani në këto dy qarqe

May 12, 2025
Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

May 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, PS udhëheq bindshëm! 150 mijë vota para PD

Numërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, PS udhëheq bindshëm! 150 mijë vota para PD

May 12, 2025
Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban vendin e parë me 4662 vota

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban vendin e parë me 4662 vota

May 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al