Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Asnjë lidhje politike!” Grabitja në zyra/ One Albania: Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverat apo të dhënat konfidenciale

Editor by Editor
March 29, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Asnjë lidhje politike!” Grabitja në zyra/ One Albania: Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverat apo të dhënat konfidenciale
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- One Albania ka dalë me një deklaratë zyrtare pas publikimit në media të rastit të grabitjes apo tentativës për dëmtimin dhe heqjen e serverëve në zyrat e kësaj kompanie më datë 25 dhejtor 2024. Për rastin u ngritën pikëpyetje të shumta nën dyshimet se po tentohej t’i fshihet diçka SPAK-ut pasi kjo ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera.

Në deklaratën e One Albania mohohet që kjo ngjarje të ketë ndonjë lidhje apo përkatësi politike apo qoftë edhe me ndonjë çështje tjetër juridike. Onel Albania thotë se informacionet e publikuara nga mediat janë “të rreme, të gabuara dhe keqinformuese”. Sipas kompanisë një hyrje e paautorizuar me forcë fizike ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2024, rreth orës 2:30 të mëngjesit në një nga zyrat e One Albania, në Laprakë.

Ata thonë se dy persona të maskuar kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në këto ambiente dhe kanë kaluar 23 minuta e 8 sekonda në disa korridore, para se të dilnin nga godina. Sipas tyre një roje sigurie i kontraktuar në detyrë, në këtë godinë, pavarësisht faktit se ishte regjistruar teksa ecte dhe kontrollonte, nuk arriti të zbulonte as personat që u futën të paautorizuar, as derën e dëmtuar të përdorur për hyrje të paligjshme.

One Albania deklaron se pamjet e sigurisë kapën të gjithë kohëzgjatjen e incidentit, gjë që konfirmon se personat u tërhoqën nga ndërtesa pa marrë asgjë, pa bërë ndonjë dëmtim apo vandalizëm dhe pas kontrolleve të brendshme të imtësishme nuk u raportua mungesa e ndonjë sendi. Në deklaratë thuhet po ashtu se kamerat e sigurisë ishin plotësisht funksionale dhe bënë regjistrimin e pamjeve të qarta që ndihmuan në rishikimin e incidentit. Sipas tyre, regjistrimet e kamerave të sigurisë janë të plota, të arkivuara dhe të disponueshme për policinë.

Kompania deklaron se i vetmi dëm fizik i identifikuar ishte dryni i derës së pasme, i cili u riparua menjëherë. One Albania thekson se nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga servera, të dhënat konfidenciale të biznesit apo ato financiare. Sipas deklaratës dhoma e serverit rreptësisht e siguruar u kontrollua dhe nuk ka patur asnjë hyrje, apo përpjekje për hyrje në atë zonë. Gjithashtu kompania deklaron se janë marrë masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën e kompanisë ofruese të shërbimit të sigurisë, e cila nuk ka njoftuar për hyrjen e paligjshme dhe për më tepër nuk ka bërë kallëzim në polici. 

DEKLARATË ZYRTARE NGA ONE ALBANIA:

Refuzim i pretendimeve të rreme të publikuara në shtyp për një hyrje të paautorizuar në zyrat e kompanisë, në Laprakë.

Në përgjigje të informacioneve të rreme, të gabuara dhe keqinformuese, të publikuara në shtypin dhe mediat shqiptare ditët e fundit, One Albania me anë të kësaj deklarate publikon të dhëna të disponueshme aktualisht për publikun mbi hetimin e brendshëm të kompanisë, i cili është urdhëruar të kryhet menjëherë pasi incidenti u bë i njohur. Krahas ekzaminimit, është dhënë urdhër të merren masa të menjëhershme, të rrepta në funksionimin dhe menaxhimin e One Albania.

Janë marrë masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën e kompanisë ofruese të shërbimit të sigurisë, e cila nuk ka njoftuar për hyrjen e paligjshme dhe për më tepër nuk ka bërë kallëzim në polici. Krahas këtyre veprimeve, drejtuesit tanë, profesionistët e sigurisë dhe të çështjeve ligjore vazhdojnë hetimet e brendshme për të përcaktuar dhe identifikuar përgjegjësit dhe ata që kanë shkelur procedurat që duhet të ndiqeshin në një incident si ky.

Faktet janë si më poshtë.

Një hyrje e paautorizuar me forcë fizike ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2024, rreth orës 2:30 të mëngjesit në një nga zyrat e One Albania, në Laprakë. Dy persona të maskuar kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në këto ambiente dhe kanë kaluar 23 minuta e 8 sekonda në disa korridore, para se të dilnin nga godina. Një roje sigurie i kontraktuar në detyrë, në këtë godinë, pavarësisht faktit se ishte regjistruar teksa ecte dhe kontrollonte, nuk arriti të zbulonte as personat që u futën të paautorizuar, as derën e dëmtuar të përdorur për hyrje të paligjshme. Pamjet e sigurisë kapën të gjithë kohëzgjatjen e incidentit, gjë që konfirmon se personat u tërhoqën nga ndërtesa pa marrë asgjë, pa bërë ndonjë dëmtim apo vandalizëm dhe pas kontrolleve të brendshme të imtësishme nuk u raportua mungesa e ndonjë sendi.

One Albania zbardh të vërtetën në lidhje me ngjarjen e Laprakës si më poshtë:

Kamerat e sigurisë ishin plotësisht funksionale dhe bënë regjistrimin e pamjeve të qarta që ndihmuan në rishikimin e incidentit. Regjistrimet e kamerave të sigurisë janë të plota, të arkivuara dhe të disponueshme për policinë. I vetmi dëm fizik i identifikuar ishte dryni i derës së pasme, i cili u riparua menjëherë.

Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverët tanë, të dhënat konfidenciale të biznesit apo ato financiare. Dhoma e serverit rreptësisht e siguruar u kontrollua dhe nuk ka patur asnjë hyrje, apo përpjekje për hyrje në atë zonë. Në asnjë moment infrastruktura jonë digjitale nuk është kompromentuar, dëmtuar apo vandalizuar.

Infrastruktura jonë e rrjetit mbeti e paprekur dhe e sigurt, pa asnjë ndërhyrje të regjistruar. Kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje apo përkatësi politike dhe në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ndonjë çështje tjetër juridike. Çdo pretendim që hamendëson të kundërtën është plotësisht i pabazuar.

Në kuadër të procedurave tona të brendshme janë marrë masa paraprake disiplinore ndaj punonjësve, që nuk respektuan protokollin dhe nuk arritën të përshkallëzojnë incidentin te drejtuesit e lartë. Gjithashtu, One Albania mori masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën me kompaninë e sigurisë, përgjegjëse për ruajtjen e ambienteve. Sistemet tona kanë mbetur të sigurta dhe plotësisht funksionale gjatë gjithë kohës. Ne mbetemi të përkushtuar për transparencë dhe jemi në dispozicion për çdo hetim të mëtejshëm.

Previous Post

Sot ceremonia e Fronëzimi të Kryepeshkopit Joan, pjesëmarrës përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek

Next Post

Skandali i mishit të pulës/ “Dy kompani me të njëjtin pronar!” Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës

Next Post
Skandali i mishit të pulës/ “Dy kompani me të njëjtin pronar!” Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës

Skandali i mishit të pulës/ "Dy kompani me të njëjtin pronar!" Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë
AKTUALITET

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

by Editor
May 12, 2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë...

Read moreDetails
Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

May 12, 2025
PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

May 12, 2025
Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

FOTOLAJM/ Ndodh në Shkodër! Ndërpritet numërimi i votave, KZAZ-të boshatisen për shkak të ndeshjes Vllaznia-Egnatia

May 12, 2025
PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

May 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

May 12, 2025
Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

May 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al