Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin, Mario Përlleshaj

Editor by Editor
March 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin, Mario Përlleshaj
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte të dërgojë për gjykim 14-vjeçarin Mario Përlleshaj i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.

Bëhet me dije se avokati i të miturit kishte kërkuar gjykim të shkurtuar por Gjykata ka rrëzuar kërkesën, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Previous Post

Sulmi në zyrat e “ONE”, zbardhet DËSHMIA e rojeve private, tregojnë përse u detyruan ta fshehin ngjarjen për tre muaj

Next Post

Autori i vrasjes së Martinit kalon për gjykim, flet Luis Meçe: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Next Post
Autori i vrasjes së Martinit kalon për gjykim, flet Luis Meçe: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Autori i vrasjes së Martinit kalon për gjykim, flet Luis Meçe: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al