Thursday, May 22, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar”/ Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Zgjodhi rrugën paqësore për të mundur një regjim

Editor by Editor
March 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar”/ Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Zgjodhi rrugën paqësore për të mundur një regjim
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, jo vetëm si një lider vizionar, por dhe i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar. Lideri i opozitës duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore. Sipas tij Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës.

“I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit. Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij.

Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombete, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë. Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij.

Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Dhe unë do t’u them këtu në vitin 1992, si president, takoj në Stamboll, Kostandin Micotaqis, i cili kishte treguar shumë simpati për forcat demokratike në Syqipëri, por meqenëse Ballkani po riformatohej me luftëra, ai kishte një qëndrim më të ndryshëm ndaj Millosheviçit se sa të tjerët. Dhe i them në Stamboll, unë them që ti të takosh Ibrahim Rugovën. Pse ta takoj, më tha. Ta takosh se ai përfaqëson 2 milionë shqiptarë dhe ti po gjete ndonjë tjetër, që i përfaqëson ata, mos i tako. Por ama, gjersa interesohesh për zhvillimet, edhe ata duhet të kenë zërin e tyre dhe të dëgjohen.

Ndejti, nuk tha as po, as jo. Pastaj i them, po ai është paqësor, vërtet projektin nuk e pëlqen, por qëndrimin e tij nuk mund ta hedhësh poshtë. Ke të drejtë, më tha. Dhe është kryeministri i parë që ka pritur presidentin Rugova. E thirri dhe e takoi në Selanik. Gjatë luftës, Tirana u soll keq me presidentin Rugova. Beogradi ishte e kuptueshme. Në vjeshtë të vitit 1992 ose vjeshta, në Tiranë vjen Sajruz Venz dhe Lordi Ouen dhe më kërkojnë që t’i mbush mendjen Rugovës që të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në Kosovë. U them unë, unë nuk ia kërkoj një gjë të tillë presidentit Rugova. Dhe ata menjëherë, siç kishin paragjykimin, pse më thanë nuk e kërkon.

Nuk e kërkoj, se edhe po t’i thotë ai qytetarëve të Kosovës, ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Rezultati është se nuk do kemi një lider si ai që të bisedojmë. Çfarë leverdie ka komuniteti ndërkombëtar që të zhvlerësojë një figurë si ai? Si përfundim ata nuk u bindën, por në fund u them, a t’u jap një sugjerim, pse nuk shkoni në Prishtinë ta takoni vetë Rugovën, ai është një njeri pacifist, është një njeri intelektual. Mirë, më thanë.
Dhe ata shkuan, Millosheviçi u bëri një rreng, ata u tronditën shumë. Ajo që kishte mbetur në mendjen e tyre ishte takimi me Rugovën. Ishin mahnitur nga takimi me presidentin Rugovën. U kthyen dhe më thanë se kishe pasur shumë të drejtë dhe më shpjeguan edhe egërsinë që kishin përjetuar nga bandat e Millosheviçit. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar,” tha Berisha. 

Previous Post

Silvinjo lë jashtë tre lojtarë për duelin ndaj Andorrës, ja cilët janë

Next Post

Analiza: A mundet kryetari i arrestuar politikisht i Stambollit Ekrem Imamoglu të bëhet presidenti i ardhshëm i Turqisë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie

Operacioni “Ura”, Flamur Vezaj: Një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!

May 22, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

May 22, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela

May 22, 2025
Nga përgjimet te analiza e bisedave të koduara/ EUROJUST njoftim për operacionin ‘Ura’: Grupet kriminale trafikuan afro 2 tonë drogë

AKTUALITET

Operacioni “Ura”, Flamur Vezaj: Një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!

by Editor
May 22, 2025
0

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar operacionin e fundit të SPAK të zhvilluar...

Read moreDetails
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

May 22, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela

May 22, 2025
Nga përgjimet te analiza e bisedave të koduara/ EUROJUST njoftim për operacionin ‘Ura’: Grupet kriminale trafikuan afro 2 tonë drogë

Nga përgjimet te analiza e bisedave të koduara/ EUROJUST njoftim për operacionin ‘Ura’: Grupet kriminale trafikuan afro 2 tonë drogë

May 22, 2025
Zbardhet atentati në Durrës? Dy persona në kërkim për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes së Ermir Dedjes! Marokeni hyri në port me makinë

Zbardhet atentati në Durrës? Dy persona në kërkim për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes së Ermir Dedjes! Marokeni hyri në port me makinë

May 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie

Operacioni “Ura”, Flamur Vezaj: Një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!

May 22, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

May 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al