Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kosova mposht Islandën me 3 golat e Vedat Muriqit, qendron në Ligën B të Kombeve

Editor by Editor
March 23, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Kosova mposht Islandën me 3 golat e Vedat Muriqit, qendron në Ligën B të Kombeve
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh të parët duke shënuar qysh në minutën e dytë përmes Ori Oskarrson që realizoi për 1-0.

Pas pësimit të golit, Kosova dalëngadalë filloi ta marrë ritmin e lojës duke kontrolluar kundërshtarin në çdo cep të fushës.

Në minutën e nëntë, Paqarada harkoi në zonë, Rrahmani gjuajti me kokë, por në duart e portierit.

‘Dardanët’ rrezikuan sërish në minutën e 15-të, kësaj radhe përmes Ermal Krasniqit, por ai ishte i pafat pasi gjuajtja e tij përfundoi pak mbi portë.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për ta gjetur golin, Kosova e gjeti atë në minutën e 35-të.

Nga një aksion fantastik që kaloi fillimisht në këmbët e Milot Rashicës dhe pastaj tek Leart Paqarada, ky i fundit asistoi tek Vedat Muriqi i cili realizoi për rezultatin 1-1.

Po luheshin sekondat e fundit të pjesës së parë kur Milot Rashica bëri një super asistim për Vedat Muriqin i cili realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë Muriqi realizoi golin e tij të tretë personal dhe të tretin për Kosovën në këtë takim në minutën e 79-të për rezultatin 3-1.

Kjo fitore ishte një arritje historike për Kosovën pasi për herë të parë kemi siguruar pjesëmarrjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, teksa kujtojmë se vite më parë e kemi nisur nga Liga D dhe ja ku jemi tani.

Previous Post

Zyrtare: Igor Tudor merr drejtimin e Juventusit

Next Post

“Ec aty agapi mou, s’agapo!” Rama vijon replikat me Bashën: Vdeksha, nuk të rrihet dot pa mua?! Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot!

Next Post
“Ec aty agapi mou, s’agapo!” Rama vijon replikat me Bashën: Vdeksha, nuk të rrihet dot pa mua?! Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot!

"Ec aty agapi mou, s'agapo!" Rama vijon replikat me Bashën: Vdeksha, nuk të rrihet dot pa mua?! Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al