Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çantat plot me kanabis/ Si u kap 34-vjeçari në Durrës, kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar. Momenti kur e blen nga dy trafikantët

Editor by Editor
March 23, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Punonjësi i policisë godet 11-vjeçarin me pasqyrën e makinës
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS: Tre persona janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Durrësit, si rezultat i finalizimit të operacionit policor ‘Spring’. Mësohet se është arrestuar në flagrancë Haxhi Çela për veprën ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’ të kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Ardis Kraja dhe Gerald Kuqi. Bëhet me dijë se gjatë kontrollit policor në automjetin e 34-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit policor në automjetin e dy bashkëpunëtorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri. Autorët akuzohen për veprat penale ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’ dhe ‘prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’. 

Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Spring”. Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis, e përpunuar dhe gati për shitje. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Spring”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Haxhi Çela, 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë operacionit, pranë mbikalimit të Shkozetit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi Haxhi Çela, i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht Ardis Kraja, 43 vjeç dhe Gerald Kuqi, 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur shtetasit Haxhi Çela, në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit Ardis Kraja dhe Gerald Kuqi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Bëjmë foto me gratë se burrat vijnë gjithmonë mbrapa”/ Rama batuta me kandidatët në Vlorë: Deri më 11 Maj rrini të bashkuar, pastaj bëni ç’të doni!

Next Post

Në kërkim të gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve, tetë kombëtare të mëdha zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit

Next Post
Në kërkim të gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve, tetë kombëtare të mëdha zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit

Në kërkim të gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve, tetë kombëtare të mëdha zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al