Friday, March 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërcënimi nga Rusia/ BE kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin: Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht!

Editor by Editor
March 23, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kërcënimi nga Rusia/ BE kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin: Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht!
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL – Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës. Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë ndër të tjera “një instrument të ri financiar evropian” që siguron kredi në një shumë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh. Ka gjithashtu plane për të lehtësuar rregulloret dhe zbutur kërkesat ndaj industrisë së armëve.

Shkak i këtyre planeve është kërcënimi nga Rusia. Sipas Komisionit Evropian BE-ja duhet të përgatitet menjëherë për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me Rusinë. Situata konsiderohet veçanërisht e rrezikshme për shkak të njoftimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se superfuqia bërthamore SHBA nuk do të jetë më në dispozicion pa kushte si një garantuese e paqes në Evropë.

Një kundër 26 në politikën ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i cili ishte i lidhur me video, i bëri thirrje BE-së që të mos heqë dorë nga mbështetja e saj për vendin e tij. Konkretisht ai kërkoi të paktën pesë miliardë euro për predha artilerie. Por BE-ja nuk premtoi një herë për një herë ndihma të reja, të mëdha për Ukrainën.

Apeli i Zelenskit bazohej në një nismë të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila në fillim të takimit të Brukselit, bëri përsëri thirrje që të vihej në dispozicion një shumë përkatëse për dërgimin e municioneve për forcat e armatosura ukrainase.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në samit se nuk do të pranojë asnjë vendim të ri të BE-së në favor të Ukrainës. Sikurse në samitin e posaçëm më 6 mars për shkak të vetos së Orban-it, nuk arriti të miratohej një deklaratë e përbashkët e BE-së. Udhëheqësit e 26 vendeve të tjera anëtare riafirmuan më pas në një deklaratë, pa Orbanin, se ata vazhdojnë dhe mbështesin pa kushte “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Viktor Orban konsiderohet gjithnjë e më shumë si i afërt me Moskën dhe gjithashtu si një fans i presidentit amerikan Trump.

Këndvështrime të ndryshme

Në Bruksel u bë gjithashtu e qartë se pozicioni gjeografik çon në një pamje të ndryshme mes vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore në lidhje me Ukrainën. Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, kërkuan që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2030.

Kurse Spanja sheh prioritete të tjera: “Është e rëndësishme të merret parasysh se sfidat me të cilat përballemi në vendet jugore janë disi të ndryshme nga ato me të cilat përballet krahu lindor i BE-së,”paralajmëroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Për të ka më shumë prioritet forcimi i kontrolleve kufitare dhe lufta kundër terrorizmit./DW

Previous Post

Vizat amerikane/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ju hiqet viza dhe do të dëbohen!

Next Post

SHBA mbetet pa vezë, parashikon të importojë miliona kokrra nga Turqia e Koreja e Jugut

Next Post
SHBA mbetet pa vezë, parashikon të importojë miliona kokrra nga Turqia e Koreja e Jugut

SHBA mbetet pa vezë, parashikon të importojë miliona kokrra nga Turqia e Koreja e Jugut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet 27-vjeçari në Koplik për ndihmën dhënë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit

Arrestohet 27-vjeçari në Koplik për ndihmën dhënë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit

March 27, 2026
Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

March 27, 2026
Rikthehen reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë, akset rrugore vazhdojnë të jenë të kalueshme pa probleme.

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë, akset rrugore vazhdojnë të jenë të kalueshme pa probleme.

March 27, 2026
Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, temperature të ulta, autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar nga qytetarët.

LAJME

Arrestohet 27-vjeçari në Koplik për ndihmën dhënë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit

by timoni.al
March 27, 2026
0

Një 27-vjeçar është arrestuar në Koplik për ndihmën e dhënë gjashtë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky arrestim...

Read moreDetails
Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

March 27, 2026
Rikthehen reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë, akset rrugore vazhdojnë të jenë të kalueshme pa probleme.

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë, akset rrugore vazhdojnë të jenë të kalueshme pa probleme.

March 27, 2026
Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, temperature të ulta, autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar nga qytetarët.

Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, temperature të ulta, autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar nga qytetarët.

March 27, 2026
Porti kryesor tregtar në Kuvajt sulmohet me dronë, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka ende informacion për viktima.

Porti kryesor tregtar në Kuvajt sulmohet me dronë, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka ende informacion për viktima.

March 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet 27-vjeçari në Koplik për ndihmën dhënë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit

Arrestohet 27-vjeçari në Koplik për ndihmën dhënë emigrantëve në kalimin e paligjshëm të kufirit

March 27, 2026
Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

Dëbora mbulon zonat malore të Elbasanit, me trashësi deri në 25 cm në disa fshatra

March 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al