Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbyllja e TikTok/ Një javë pas vendimit të qeverisë, ndalimi kontrovers i platformës ende nuk po funksionon plotësisht

Editor by Editor
March 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Mbyllja e TikTok/ Një javë pas vendimit të qeverisë, ndalimi kontrovers i platformës ende nuk po funksionon plotësisht
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten.

Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej vendosjes së ndalimit, duke shkaktuar kritika nga organizatat për lirinë e medias.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike deklaroi se më 13 mars, i kishte kërkuar ofruesve të internetit marrjen e masave të nevojshme për të bllokuar aksesin në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar.

Sipas autoritetit, ndalimi do të zbatohet teknikisht përmes bllokimit të IP-ve (protokollit të internetit) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të DNS-ve (sistemit të emrave të domain-eve) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të SNI-ve (indeksimeve të emrave të serverëve) të TikTok në Shqipëri dhe bllokimit të IP-ve të kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, në Shqipëri.

Ofruesit e shërbimeve të internetit u urdhëruan të dërgonin një konfirmim me shkrim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike se kishin mbyllur aksesin në IP-të dhe domain-et përkatëse deri më 13 mars.

Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, i tha BIRN-it se “ka shumë pak informacion publik mbi masat teknike që po ndërmerren lidhur me ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok”.

“Në përgjigje të kërkesës sonë për informacion, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaroi se po përdoren metoda filtrimi të DNS-ve, IP-ve dhe SNI-ve – informacion i cili është bërë publik edhe nga mediat online”, tha Xhaferraj.

“Filtrimi i SNI-ve në shkallë kombëtare kërkon më shumë kohë për t’u zbatuar teknikisht dhe mund të kërkojë përdorimin e zgjidhjeve të caktuara harduerike dhe softuerike”, shtoi ajo.

Xhaferraj theksoi se është e rëndësishme që ky proces të jetë transparent, “duke qenë se vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri prek të drejtat dixhitale të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”.

Kryeministri Edi Rama e propozoi për herë të parë ndalimin në dhjetor, një muaj pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari, pas një serie konfliktesh në rrjetet sociale.

Sipas Politico, pas vrasjes disa video në TikTok tregonin të rinj që shprehnin mbështetje për autorin e krimit. Megjithatë, TikTok i tha BIRN-it se nuk kishte prova që autori ose viktima kishin llogari në TikTok. Platforma tha se raportet sugjerojnë që videot për ngjarjen ishin postuar në një tjetër rrjet social dhe jo në TikTok.

Kryeministri socialist, në pushtet që nga viti 2013, këmbënguli se vendimi nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65 mijë prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.

Vendimi për të vendosur ndalimin është parë nga disa si një lëvizje populiste në prag të zgjedhjeve të majit në Shqipëri. Ai është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat organizuan një protestë kundër ndalimit më 15 mars në Tiranë.

Daniel Prroni, studiues në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN-it se “mbyllja e TikTok nuk i zgjidh shqetësimet për rrjetet sociale, por mund t’i thellojë ato”.

“Zgjidhja më e qëndrueshme është përafrimi me Aktin për Shërbimet Dixhitale të BE-së, i cili forcon të drejtat e përdoruesve dhe vendos rregulla të qarta për moderimin e përmbajtjes. Institucionet duhet të përqendrojnë përpjekjet në këtë drejtim,” tha Prroni.

Dy organizata evropiane për lirinë e medias, Safe Journalists Network dhe Media Freedom Rapid Response, shprehën “shqetësim serioz” për vendimin e qeverisë shqiptare.

“Ne theksojmë se ndalimi total i një platforme përbën një kufizim ekstrem të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Ndalimi i plotë i një platforme cënon proporcionalitetin, duke ndikuar te shprehja legjitime e të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik dhe aksesin në burime të ndryshme informacioni,” thuhet në deklaratën e tyre.

“Zgjidhjet alternative të synuara, si moderimi i fortë i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programet e avancuara të edukimit të përdoruesve, duhet të ishin eksploruar plotësisht para vendosjes së një ndalimi total. Natyrshëm, masa e përgjithshme krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje të tepruara të shtetit në të drejtat dixhitale,” shtuan ata.

Platforma kineze për ndarjen e videove është jashtëzakonisht e popullore në Shqipëri, me 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç që nga fillimi i vitit 2024, sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance. Shqipëria ka një popullsi prej 2.4 milionë banorësh./BIRN

Previous Post

Plani i Trump për ti dhënë fund luftës/ Putin u shpreh se kërkon paqe por nuk firmosi marrëveshjen, çfarë dëshiron në të vërtetë presidenti rus

Next Post

“Sulm tragjik ndaj demokracisë”/ VOA padit mbikëqyrësin USAGM, kërkon të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Portieri i Interit godet të moshuarin me karrocë elektrike, ndërron jetë 81-vjeçari.

Portieri i Interit godet të moshuarin me karrocë elektrike, ndërron jetë 81-vjeçari.

October 28, 2025
Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

October 28, 2025
Ngërçi politik, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet. Ekspertët paralajmërojnë për papagueshmërinë e pagave.  
Ekspertët shprehin shqetësim mbi dështimin e përpjekjeve për formimin e një qeverie të re në Kosovë, duke theksuar se ky ngërç institucional mund të sjellë rreziqe për buxhetin e vitit 2026.

Aktivizëm Ndërkufitar: Shqiptarë, Grekë dhe Maqedonas të Bashkuar në Përpjekjen për Ruajtjen e Prespës

LAJME

Portieri i Interit godet të moshuarin me karrocë elektrike, ndërron jetë 81-vjeçari.

by timoni.al
October 28, 2025
0

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Rrugën Bergamo në Fenegro, provinca e Como, kur një i...

Read moreDetails
Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

October 28, 2025
Ngërçi politik, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet. Ekspertët paralajmërojnë për papagueshmërinë e pagave.  
Ekspertët shprehin shqetësim mbi dështimin e përpjekjeve për formimin e një qeverie të re në Kosovë, duke theksuar se ky ngërç institucional mund të sjellë rreziqe për buxhetin e vitit 2026.

Ngërçi politik, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet. Ekspertët paralajmërojnë për papagueshmërinë e pagave.

Ekspertët shprehin shqetësim mbi dështimin e përpjekjeve për formimin e një qeverie të re në Kosovë, duke theksuar se ky ngërç institucional mund të sjellë rreziqe për buxhetin e vitit 2026.

October 28, 2025
Aktivizëm Ndërkufitar: Shqiptarë, Grekë dhe Maqedonas të Bashkuar në Përpjekjen për Ruajtjen e Prespës

Aktivizëm Ndërkufitar: Shqiptarë, Grekë dhe Maqedonas të Bashkuar në Përpjekjen për Ruajtjen e Prespës

October 28, 2025
Avioni i vogël me 11 pasagjerë rrëzohet në Keninë, të gjithë humbin jetën. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA) njofton se ngjarja ndodhi në Qarkun Kwale.

Avioni i vogël me 11 pasagjerë rrëzohet në Keninë, të gjithë humbin jetën. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA) njofton se ngjarja ndodhi në Qarkun Kwale.

October 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Portieri i Interit godet të moshuarin me karrocë elektrike, ndërron jetë 81-vjeçari.

Portieri i Interit godet të moshuarin me karrocë elektrike, ndërron jetë 81-vjeçari.

October 28, 2025
Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

Trump në Japoni: Nënshkruan marrëveshje për mineralet e rrallë si biznesmen i angazhuar

October 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al