Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Facebook tenton të marrë audiencën e TikTok, ofron mundësi fitimi dhe nga story! Ja çfarë duhet të bëni

Editor by Editor
March 22, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Tech, Vendi
0
Facebook tenton të marrë audiencën e TikTok, ofron mundësi fitimi dhe nga story! Ja çfarë duhet të bëni
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Facebook ka prezantuar një mundësi të re që lejon përdoruesit të fitojnë para nga postimet në ‘Story’. Ky opsion i monetizimit global është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit me statusin ‘creators’ që janë pjesë e programit Facebook Content Monetization.

Me këtë risi, Facebook synon të ofrojë një burim të ri të ardhurash për përdoruesit, duke i inkurajuar ata të postojnë më shumë. Tani, ‘creators’ mund të monetizojnë edhe përmbajtjet ekzistuese. Për shembull, ata mund të fitojnë para nga një pjesë e Reel që shpërndajnë në Story, ose nga postimet e zakonshme që publikojnë.

Nuk ka një prag për përfitimet, pasi pagesat do të varen nga performanca e ‘Story’-ve. Kjo mundësi do të lejojë përdoruesit të fitojnë pa pasur nevojë të arrijnë një numër të caktuar shikimesh, dhe është një mundësi që synon tërheqjen e ‘creators’ nga TikTok në Facebook dhe Instagram, duke ofruar bonuse financiare dhe mbështetje për rritjen e komunitetit të tyre.

Përdoruesit që janë regjistruar në programin Facebook Content Monetization dhe kanë aktivizuar opsionin për monetizimin e përmbajtjes nuk kanë nevojë të bëjnë ndonjë veprim të mëtejshëm. Ky program, i cili është prezantuar vitin e kaluar, ofron mundësi monetizimi përmes reklamave në transmetime, Reels dhe bonuse performancë. Pas testimeve në grupet beta, Facebook tani po aktivizon mundësinë e monetizimit të Story për të gjithë përdoruesit.

Në vitin 2024, miliona ‘creators’ janë ftuar të bashkohen me programin, dhe Facebook ka planifikuar të ofrojë regjistrim të hapur gjatë vitit. Që nga prezantimi i monetizimit në 2017, Facebook ka paguar mbi 4 milionë përdorues dhe ka shpërndarë mbi 2 miliardë dollarë gjatë vitit 2024.

Previous Post

“Nuk është e lehtë të vish të fitosh në ‘Wembley’”, Silvinjo për duelin ndaj Anglisë: Nëse nuk hyn në fushë i përgatitur mund të pësosh 5

Next Post

Trajneri i Anglisë vlerëson Shqipërinë: Një fitore e vështirë, por e rëndësishme

Next Post
Trajneri i Anglisë vlerëson Shqipërinë: Një fitore e vështirë, por e rëndësishme

Trajneri i Anglisë vlerëson Shqipërinë: Një fitore e vështirë, por e rëndësishme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al