Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kur s’të vlerëson shtëpia, ta di kimetin komshia”/ Dash Sula lë të hapur mundësinë për t’ju bashkuar Ramës: Nuk përjashtoj asnjë alternativë…

Editor by Editor
March 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Kur s’të vlerëson shtëpia, ta di kimetin komshia”/ Dash Sula lë të hapur mundësinë për t’ju bashkuar Ramës: Nuk përjashtoj asnjë alternativë…
0
SHARES
103
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili mbeti jashtë listave të kësaj force politike dhe më pas u bashkua me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt për tu larguar sërish pak ditë më vonë ka deklaruar se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti.

Në një intervistë për Top Channel, Sula është shprehur se grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste.

“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula.

Ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi.

-Kujt i përket tani Dash Sula?

“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.

Deputeti demokrat deklaron se pendimit të Berishës, nuk i zë besë. Sula thotë se ky i fundit veprat i ka ndryshe nga fjalët.

“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.

Mosndjekja e liderit në çdo hap e mendim, për Dashin janë arsyet që po i kushtojnë humbjen e mandatit e deputetit për legjislaturën e ardhshme. Mirëpo, loja me listat e PD-së dhe emri i tij i munguar në to do të sjell për demokratin faljen e mandatit të katërt te socialistët.

Previous Post

U ekstradua nga Spanja dy ditë më parë, GJKKO lë në burg ish kreun e bandës së Durrësit

Next Post

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin demokrat

Next Post
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin demokrat

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin demokrat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al