Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Editor by Editor
March 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe rritje të netqëndrimeve.

Instituti i Statistikave publikoi rezultatet mbi strukturat akomoduese në janar ku rezulton se vizitorët gjithsej u rritën me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.

“Net qëndrimet gjithsej u rritën me 35,8%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 49,1%, ndërsa ato nga rezidentët me 19,0%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+46,5%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+38,4%)” thuhet në publikimin e INSTAT.

Publikimi vlerëson se italianët janë ata që kryesojnë sa i takon rezidencës nga vijnë vizitorët që janë akomoduar në struktura gjatë janarit duke lënë pas edhe Kosovën.

“Në Janar 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve, ndërsa 44% e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 14,5 %, krahasuar me 14,2 % në Janar 2024” vlerëson INSTAT.

Një tendencë e tillë pozitive e turizmit është brenda parashikimeve që më herët kanë dhënë turoperatorët e tregut. Ata e lidhin këtë me ecurinë pozitive tës kontratave me garanci që kanë qenë në rritje dhe që në mënyrë indirekte tregon për një interes në rritje edhe të \atyre që vijnë në mënyrë indivduale.

Promovimi i vazhdueshëm i Shqipërisë si dhe një njohje më e mirë e ofertës së saj turistike janë gjithashtu një faktor që po e ndikon interesin e të huajve drejt vendit tonë që në muajt e parë kufizohet kryesisht nga turet kulturore të Europës Prëndimore por jo vetëm Pritshmëria është që në total edhe viti 2025 të ruajë një rritje të ngjashme me vitin 2024./ Monitor

Previous Post

Ish-presidenti i Gjeorgjisë dënohet me 4.5 vjet burg

Next Post

16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

Next Post
16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al