Friday, March 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Specialistet e Bashkisë: Si e ktheu Veliaj institucionin në “folenë” e mikeshave VIP

Editor by Editor
March 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Specialistet e Bashkisë: Si e ktheu Veliaj institucionin në “folenë” e mikeshave VIP
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, u shndërrua në një vend punësimi për personazhe të njohura të ekranit dhe botës së spektaklit, të cilat përveç pagave të majme, siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit publik të ish-kryebashkiakut.

Me gjasë, Danja, banorja e Big Brother, ende nuk e di që shefi i saj ka hyrë në burg. Ajo ka mbi 2 muaj e izoluar dhe prandaj ashtu me naivitet tregoi disa ditë më parë se punon në bashki. As më shumë e as më pak, sesa “specialiste”.

“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”-tha Danja duke i habitur banorët që deri në atë moment e dinin se ishte vetëm një modele.

Por Danja nuk është e vetmja.

Deborah Keçi, Eneda Tarifa dhe emra të tjerë janë disa nga figurat që kanë përfituar pozicione të rëndësishme në bashki, megjithëse aftësitë dhe përvoja e tyre profesionale nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me administratën publike apo menaxhimin e qytetit.

Deborah Keçi, sportistja e njohur, ishte emëruar nga Veliaj si drejtoresha e Klubit shumësportësh Tirana. Ajo u pezullua nga detyra pasi u vendos në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.

Keçi ishte pjesë e grupit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.

Eneda Tarifa përtej këngës ka patur edhe një tjetër talent. Atë të këshillimit të kryetarit të saj, Erion Veliaj, për të cilin ajo qe shprehur që “vetëm 1 Erion bën nëna”. Ajo u zbulua se merrte rrogë nga bashkia në vitin 2021, kur shpërthyen në publik listat me të dhënat personale dhe paga.

Por Tarifa nuk ishte e vetme. Asokohe rezultonte se këshilltarët e Veliajt ishin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një këshilltar që ka studiuar për filma, një mjek, një analist filmash dhe një arkitekt dhe një shkrimtare.

Po ashtu bëhet fjalë dhe për një ish-miss të njohur, por dhe një avokate. Kjo e fundit e njohur dikur si zyrtare e partisë së Spartak Ngjelës por eshe për fotot provokuese të dala në rrjetet sociale.

Bashkia si “strehë e ngrohtë” për miqësitë e pushtetit

Gjatë viteve të drejtimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në një rrjet klientelist ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej tek profesionalizmi, por tek lidhjet personale dhe ndikimi publik i individëve të caktuar.

Në vend që të fokusohej tek ekspertiza dhe aftësia për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, Veliaj përdori institucionin për të forcuar imazhin e tij, duke angazhuar në bashki figura publike që i siguronin promovim të vazhdueshëm mediatik.
Paga të majme për “promovueset” e Veliajt

Të dhënat e publikuara nga investigimet mediatike tregojnë se këto figura, ndonëse nuk kishin përvojë të drejtpërdrejtë në administratë, merrnin paga të majme dhe përfitime të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik e personal.
Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, pasi vendet e punës u mbushën nga individë që kishin më shumë vlerë për Veliajn në aspektin e marketingut politik sesa në aftësitë profesionale.

Tani që Veliaj ndodhet pas hekurave, lind pyetja: Sa prej këtyre ‘specialisteve’ VIP do të mbeten në administratë, dhe sa prej tyre do të largohen? A do të arrijnë të përshtaten me kryetarin e ri , Edi Ramën?

Deri atëherë, qytetarët e Tiranës mbeten dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa ndonjë përfitim konkret për shërbimet publike të kryeqytetit./Dosja

Previous Post

Trump kërcënon Iranin: Nëse mbështesni Houthin, do keni pasoja të tmerrshme!

Next Post

Mllefi i Braçes/ A po shkon PS e përçarë në zgjedhje?

Next Post
Mllefi i Braçes/ A po shkon PS e përçarë në zgjedhje?

Mllefi i Braçes/ A po shkon PS e përçarë në zgjedhje?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.

Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.

March 27, 2026
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

March 27, 2026
‘Vërejtje për arrogancën, do ta mbajmë në mend’/Reagimi i Bosnjes ndaj festimit të futbollistëve italianë…(VIDEO)

‘Vërejtje për arrogancën, do ta mbajmë në mend’/Reagimi i Bosnjes ndaj festimit të futbollistëve italianë…(VIDEO)

March 27, 2026
Vrasja e Liridona Ademajt: "Kënaqu tani", publikohet fotografia e tre të akuzuarve në gjykatë, dëshmon kushëriri i Murselit: Më kërkoi të realizoj unë ekzekutimin, i thashë…

Vrasja e Liridona Ademajt: “Kënaqu tani”, publikohet fotografia e tre të akuzuarve në gjykatë, dëshmon kushëriri i Murselit: Më kërkoi të realizoj unë ekzekutimin, i thashë…

March 27, 2026
Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.
LAJME

Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.

by timoni.al
March 27, 2026
0

Hakan Calhanoglu ndali për një moment panikun te Interi pas zëvendësimit të tij në minutat e fundit të ndeshjes kundër...

Read moreDetails
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

March 27, 2026
‘Vërejtje për arrogancën, do ta mbajmë në mend’/Reagimi i Bosnjes ndaj festimit të futbollistëve italianë…(VIDEO)

‘Vërejtje për arrogancën, do ta mbajmë në mend’/Reagimi i Bosnjes ndaj festimit të futbollistëve italianë…(VIDEO)

March 27, 2026
Vrasja e Liridona Ademajt: "Kënaqu tani", publikohet fotografia e tre të akuzuarve në gjykatë, dëshmon kushëriri i Murselit: Më kërkoi të realizoj unë ekzekutimin, i thashë…

Vrasja e Liridona Ademajt: “Kënaqu tani”, publikohet fotografia e tre të akuzuarve në gjykatë, dëshmon kushëriri i Murselit: Më kërkoi të realizoj unë ekzekutimin, i thashë…

March 27, 2026
Rubio arrin në Francë/ Takimi i ministrave të vendeve G7 zhvillohet sot, me fokus në tensionet në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë

Rubio arrin në Francë/ Takimi i ministrave të vendeve G7 zhvillohet sot, me fokus në tensionet në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë

March 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.

Calhanoglu zëvendësohet në ndeshjen me Rumaninë, Interi është në qetësi pasi nuk ka probleme me lojtarin.

March 27, 2026
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Reagimi i Shpejtë”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë.

March 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al