Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Opozita proteston sot për mbylljen e TikTok, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë dalin në terren! Instalohen kamera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Editor by Editor
March 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Opozita proteston sot për mbylljen e TikTok, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë dalin në terren! Instalohen kamera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. Protesta pritet të nisë në orën 19:00 para kryeministrisë ndërsa mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë në terren 800 forca policie. 

Bëhet me dije se të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me kundragaz, ndërsa do të ketë gjithashtu edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë incidente të mundshme. 

Ndërkohë dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ edhe kamera me rezolucion të lartë.

Rrugët që do të bllokohen

Policia njoftoi edhe masat të cilat ka ndërmarrë për mbarëvatjen e protestës. Në zbatim masave të ndërmarra me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Gjithashtu në njoftim shtohet se në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se më 15 mars demokratët do të protestojnë kundër censurës, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të privojë qytetarët nga një mjet komunikimi si “Tik Tok”. 

Previous Post

Protesta për mbylljen e TikTok/ Çupi: Të ngremë zërin për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat tona

Next Post

Pamje me dron nga protesta në Beograd/ Mijëra qytetarë të ndarë në turma bllokojnë rrugët

Next Post
Pamje me dron nga protesta në Beograd/ Mijëra qytetarë të ndarë në turma bllokojnë rrugët

Pamje me dron nga protesta në Beograd/ Mijëra qytetarë të ndarë në turma bllokojnë rrugët

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta
AKTUALITET

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

by Editor
May 9, 2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta...

Read moreDetails
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al