Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet edhe 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Editor by Editor
March 15, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Tech, Vendi
0
“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet edhe 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi të pjesshëm.

Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.

Sipas burimeve nga AKSK, procesi teknik për bllokimin e plotë do të zgjasë deri në 9 ditë, pasi kërkohen hapa shtesë për ekzekutimin e plotë të masës. Kjo përfshin koordinimin me kompanitë që operojnë shërbimet e internetit dhe zbatimin e procedurave për heqjen e aksesit nga pajisjet mobile.

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u propozua nga kryeministri Edi Rama pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Pas kësaj, qeveria zhvilloi konsultime me 65 mijë prindër dhe mësues, duke e argumentuar mbylljen si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe rreziqet online. Rihapja e mundshme e TikTok-ut do të varet nga angazhimi i kompanisë për të vendosur filtra dhe masa mbrojtëse që do të kufizojnë përmbajtjet e dëmshme për të rinjtë.

Përmes ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, qeveria në fillim, të muajit se kishte vendosur mbylljen e përkohshme të platformës TikTok, duke e arsyetuar vendimin si masë e marrë pas vrasjes së një adoleshenti në shkollë disa muaj më herët.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka pasur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një periudhë 12 mujore”,- tha Manastirliu në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri në një deklaratë në rrjetin social X këmbënguli se mbyllja e përkohshme ishte bërë pas një konsultimi me prindër dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike. “Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, tha ai. Rama pretendoi se ishin në konsultim me kompaninë që zotëron platformën dhe se do negocionin për të rritur masat e sigurisë për fëmijët, përfshi masa në gjuhën shqipe.

Vendimi për mbylljen e rrjetit social, gjerësisht i përdorur nga të rinjtë, është konsideruar nga ekspertë të medias dhe të drejtave të njeriut si një masë ekstreme dhe jo proporcionale. Qeveria përdori vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar si argument për nisjen e fushatës për mbylljen e kësaj platforme.

Por platforma nuk përmendet në të dhënat publike të hetimit rreth vrasjes së adoleshentit. Është e paqartë nëse vendimi i qeverisë do të jetë efektiv. Kryeministri pati lajmëruar edhe më herët se do të mbyllte platformën, por kjo nuk u realizua.

Previous Post

Komisionerja Marta Kos: BE mbështetje financiare organeve të drejtësisë dhe SPAK, nuk na kënaq largimi i amerikanëve

Next Post

EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Elbasan, arrestohet autori, i gjendet një automatik me silenciator

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet 36-vjeçari që kishte kërcënuar me armë dy individë në Shijak, i kërkuar nga policia.

Durrës: Një adoleshent 17-vjeçar procedohet për transportin e drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

March 10, 2026
Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

March 10, 2026
Rihanna lë Los Angeles pas incidentit me armë në shtëpinë e saj

Rihanna lë Los Angeles pas incidentit me armë në shtëpinë e saj

March 10, 2026
Izraeli kërkon evakuimin e qytetarëve nga qytetet bregdetare të Libanit përpara sulmeve ajrore.

KRYESORE

Durrës: Një adoleshent 17-vjeçar procedohet për transportin e drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

by timoni.al
March 10, 2026
0

Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Durrës, ku një 17-vjeçar është proceduar nga policia pas kapjes së tij në...

Read moreDetails
Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

March 10, 2026
Rihanna lë Los Angeles pas incidentit me armë në shtëpinë e saj

Rihanna lë Los Angeles pas incidentit me armë në shtëpinë e saj

March 10, 2026
Izraeli kërkon evakuimin e qytetarëve nga qytetet bregdetare të Libanit përpara sulmeve ajrore.

Izraeli kërkon evakuimin e qytetarëve nga qytetet bregdetare të Libanit përpara sulmeve ajrore.

March 10, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

I riu arrestohet në Berat pas përplasjes me makinë të një 42-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

March 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet 36-vjeçari që kishte kërcënuar me armë dy individë në Shijak, i kërkuar nga policia.

Durrës: Një adoleshent 17-vjeçar procedohet për transportin e drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

March 10, 2026
Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

Edogan i dërgon një tjetër paralajmërim Iranit: Shkelja e hapësirës ajrore turke nuk mund të arsyetohet.

March 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al