Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Premtimet e PD-së/ Berisha: Qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri

Editor by Editor
March 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Premtimet e PD-së/ Berisha: Qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot prezantimin për Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Infrastrukturën dhe Transportin të forcës së tij politike për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Kryedemokrati tha se kemi burime ujore shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore dhe kemi relievin gjeografik shumë të përshtatshëm për t’i përdorur këto burime për banorët.

“Në programin e përgatitur i është kushtuar një vëmendje e veçantë sistemit të ujësjellësave dhe kanalizimeve. Kur ekziston një shembull, dhe ekzistojnë të gjithë bazat për ta adoptuar atë në vendin tonë, sa kohë që ti nuk arrin ta adaptosh, ndjen keqardhje të madhe. Është një vend që furnizon qytetarët e vet falas me ujë dhe ky vend është Austria.

Logjika e këtij vendi, është vend që i ka prirë kapitalizmit, ka qenë themeltare në vlerat konservatore, logjika e atij vendi është se ai është vend plot me ujë dhe duhet t’u furnizojë banorët e saj me ujë. Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Ne kemi burime ujore shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore. Kemi relievin gjeografik shumë të përshtatshëm për t’i përdorur këto burime për banorët”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo qeveri zgjidhjen e sheh tek rritja e çmimeve. Absolutisht jo. Ne do shkojmë drejt uljes së çmimeve me synim për uljen maksimale për të mos thënë pa tarifa sepse duhet një investim i madh përpara. Por prapë, në kuadër të projekteve të mëdha energjetike që kemi, ato shpejtojnë edhe mundësinë e furnizimit me çmime simbolike të qytetarëve me ujë. Impiantet. Ne patëm një projekt nga Velipoja në Ksamil për 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe bllokimit të derdhjes në det të të gjitha ujërave të zeza. Ky ishte një projekt realist dhe u ndërtuan disa prej tyre nga Saranda në Shëngjin. Problemi është se kryetarët e bashkive, në vend që të paguajnë energjinë për funksionimin e tyre, preferojnë t’i derdhin në det dhe të mbetemi pa asnjë flamur blu ose me ndonjë flamur blu sporadik në brigjet tona fantastike. Marrin fund! 

Nuk u ndala tek transporti ajror. Thashë disa fjalë për aeroportin e Vlorës. Përveç problemeve të mëdha që ka me ndërtimin, ka një problem jashtëzakonisht të rëndë. Ai i prish Vlorës ekosistemin mijëravjeçar. Aeroporte mund të ndërtosh, por atë ekosistem që prish ky aeroport, nuk e ndërton më dot. Është një krim madhor mjedisor. Iu them unë ju, kur ne ndërtuam autostradën Levan-Vlorë është ndërhyrë në interesin më të mirë, në mënyrë shumë të vendosur dhe e përgëzoj Komisionin Europian, që kjo autostradë të mos cenonte habitatin. Dhe ne bëmë gjithçka në përputhje me ato kërkesa, këta shkuan dhe e ndërtuan aeroportin pikërisht aty ku e shfarosin. Plus që ka probleme të tjera se zonat e shpendëve nuk janë të favorshme për të ndërtuar për avionë.

Mos gaboj, institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime shumë serioze për këtë. Një gjë mund të them, se është ndërtuar në një vend ku nuk duhej të ndërtohej. Ne kishim fiksuar një vend shumë të përshtatshëm midis Vlorës dhe Fierit. Nuk prekte absolutisht habitatin, por i shërbente jo vetëm Vlorës, por edhe Fierit dhe Beratit. Këta vrapojnë pas xhepit, pas kontove. Ndaj dhe një plan fort i studiuar i transportit ajror brenda vendit do finalizohet dhe do veprohet mbi bazën e tij. Natyrisht hekurudhat, autostradat shkurtojnë distancat, por ato nuk përjashtojnë transportin ajror, veçse mbi kritere dhe baza fizibiliteti.

Previous Post

Gazetari: Erion Veliaj ka pasur plan për t’i marrë pushtetin Ramës

Next Post

U arrestua 5 ditë pas prangosjes të partnerit të saj! Kush është e dashura e Safet Bajrit, cili është roli i saj në vrasjen e Fatbardh Licit! Ditën e atentatit transportoi me makinë dy…

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS
AKTUALITET

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

by Editor
May 9, 2025
0

Një incident me ngarkesë të rëndë politike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Maqellarës, Dibër, vetëm pak orë...

Read moreDetails
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025
Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al