Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili dëshmon në Gjykatën e Posaçme: 4 persona me kapuçë dhe armë u futën në garazh, më kërkuan uji! Nga frika…

Editor by Editor
March 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili dëshmon në Gjykatën e Posaçme: 4 persona me kapuçë dhe armë u futën në garazh, më kërkuan uji! Nga frika…
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në gjykatën e posaçme ditën e sotme ka dëshmuar Festim Bexhdili. Bexhdili ka dëshmuar para gjykatës në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës. Prokurori Behar Dibra i drejtoi një numër të lartë pyetjesh të njëjta dëshmitarit çka solli reagimin e gjyqtarit i cili u tërhoqi vëmendjen prokurorit që të formulonte siç duhet pyetjet.

Bexhdili gjatë dëshmisë së tij u shpreh se të “Golden” bënte të gjitha punët si kamarier e kopshtar. Ai theksoi se paguaj nga halla e tij e cila është nëna e Altin Hajrit. Sipas tij në pronësi “Golden” ishte e Altin Hajrit ndërsa me organizimin merrej halla e tij.

Sa i përket ditës së rrëmbimit të Jan Prengës, dëshmitari theksoi te vendi i tij i punës shkuan 4 persona dhe i kërkuan 4 bidona. Ai theksoi se personat ishin me kapuç dhe ripersëriti që nuk i njihte edhe pse prokurori e pyeti disa herë.

Prokurori: Ç’punë bëje te Golden në 2020?

Bexhdili: I bëja të gjitha. Kamarier, kopshtar. Më paguante halla ime, që nëna e Altin Hajrit.

Prokurori: Më herët ç’punë ke bërë?

Bexhdili: Kam punuar si ndihmës kuzhinier.

Prokurori: Kush ishte pronari i Golden?

Dëshmitari: Unë si pronar njoh Altin Hajrin. Me organizimin, prenotimin, merrej halla ime Hatixhja.

Prokurori: Ditën e ngjarjes ku u ndodheshe?

Dëshmitari: Jam gjendur në vendin e punës. Erdhën 4 persona, që si njihja. Te kompleksi u fut një makinë në garazh. Më kërkuan 4 bidona ujë dhe kam ikur. Personat ishin me kapucë, si njihja.

Prokurori: Personat që hynë ishin në kapuçë?

Dëshmitari: U çova ujë se isha i frikësuar. Edhe sot kam frikë. Më kanë futur ne hasmëri me persona kot. Më dënojnë burg përjetë prokurorët.

Prokurori: Stë dënon prokurori, por gjykata. Kush e hap derën e kompleksit, ka roje?

Dëshmitari: Dera ishte e hapur. Unë isha duke larë pishinën, kur hyri makina e bardhë Range e bardhë. Shkova dhe 4 personat  ishin me kapuçë dhe nga frika iu çova ujë.

Prokurori: Ishe vetëm?

Dëshmitari: Po vetëm isha.

Prokurori: Kishe mjet pune?

Dëshmitari: Po kisha, po pastroja pishinën. E lashë te garazhi.

Prokurori: Pate komunikim me këta persona?

Dëshmitari: Më kërkuan vetëm ujë.

Prokurori: I pyete ç’donin?

Dëshmitari: Donin vetëm ujë.

Prokuroria: Na i përshkruaj?

Dëshmitari: Si mbaj mend. Si njihja. S’di çtë them.

Prokurori: Bënë ndonjë lëvizje?

Dëshmitari: Sdi gjë.

Prokurori: Lëvizën nga makina?

Dëshmitari: Smë kujtohet. Se di.

Prokurori: Njoftove njëri se kishin ardhur këta persona?

Dëshmitari: Jo nuk njoftova asnjëri.

Prokurori: Pasi iu çove ujin çfarë bëre?

Dëshmitari: Se di nëse kam qëndruar apo ikur. Nga frika s’di çfarë kam bërë.

Prokurori insiston të dijë se ua mori ose jo shishet, në një kohë që nuk pyet për pengun.

Prokurori: Çfarë mbani mend se ndodhi pasi ata pine ujë?

Dëshmitari: S’di gjë fare.

Prokurori: Çfarë bëre pasi pe që pinë ujë?

Dëshmitari: Ika të laj pishinën. U thashë të largohen. Kisha frikë se ishin me maska dhe me armë.

Prokurori: Folën me ju?

Dëshmitari: S’më kujtohet.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

Previous Post

Berisha: Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe kërkojnë votën që të mbrohen

Next Post

Masakroi bashkëshorten me thikë dhe u hodh nga ballkoni, dalin fotot e viktimave! Çfarë deklaroi vëllai 44-vjeçares

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të
AKTUALITET

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

by Editor
May 10, 2025
0

Ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos, e ka vlerësuar maksimalisht futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal. Kroos tha se është shumë e vështirë...

Read moreDetails
Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

May 10, 2025
“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

May 10, 2025
Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

May 10, 2025
Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

May 10, 2025
Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al