Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për zgjedhjet e 11 majit

Editor by Editor
March 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për zgjedhjet e 11 majit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave. 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni me 26 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës. Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata. Në zgjedhje garojnë edhe dy koalicione të tjera, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit dhe “Djathtas për zhvillim” e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit. 

Previous Post

Ramën e braktis Rexhe Biberaj kalon me PSD-në e Tom Doshit në Tropojë

Next Post

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton për herë të parë Shqipërinë, zbardhet axhenda e takimeve

Next Post
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton për herë të parë Shqipërinë, zbardhet axhenda e takimeve

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton për herë të parë Shqipërinë, zbardhet axhenda e takimeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al