Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata rumune mban në fuqi përjashtimin e CalinGeorgescu nga gara presidenciale

Editor by Editor
March 11, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gjykata rumune mban në fuqi përjashtimin e CalinGeorgescu nga gara presidenciale
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka mbajtur në fuqi vendimin për t’ia ndaluar populistit, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të majit.

Më 11 mars, Georgescu apeloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, pasi që kandidatura e tij “nuk përputhet me kushtet që i parasheh ligji”.

Vendimi ishte unanim, pasi të nëntë gjykatësit votuan për të refuzuar ankesën. Ministri i Drejtësisë, Radu Marinescu, tha se vendimi është obligues dhe duhet të respektohet. Ai mbrojti vendimin e gjykatës, duke thënë se “ekstremizmi është i papranueshëm në një shoqëri demokratike”.

Afër 500 mbështetës të Georgescut janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, ku gjendet edhe Gjykata Kushtetuese.

Georgescu, i cili është kritik i NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën që po lufton pushtimin rus, ishte fituesi i rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit 2024. Megjithatë, pas zgjedhjeve inteligjenca rumune tha se aktorët e huaj, me gjasë Rusia, kishin manipuluar platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-un, në të mirë të Georgescut.

Në një video të publikuar në Facebook pas vendimit të Kushtetueses, Georgescu tha se vendimi i gjykatës “nuk ishte dhe nuk është për Calin Georgescun. Mund të ishte kushdo tjetër. Sistemi nuk e pranon askënd që është jashtë tij”.

Duke thënë se ai ka “ekspozuar djallin dhe ligësinë e tij”, ai u tha mbështetësve që të ndjekin ndërgjegjen e tyre në mbështetje të kandidatëve të tjerë.

Mbështetësit e tij janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, ku ka selinë Gjykata Kushtetuese.

Protestuesit kanë brohoritur slogane sikurse “Georgescu, president”, “Poshtë diktatura” dhe “Ne nuk duam të udhëhiqemi nga hajdutët”.

Protestat në mbështetje të Georgescut më 9 mars ishin të dhunshme dhe dhjetëra zyrtarë policorë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit.

Politikanët nacionalistë kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës. Aleati i Georgescut dhe udhëheqësi i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, parti ultranacionaliste, George Simion, shkroi në Facebook: “Turp [për Gjykatën Kushtetuese], turp, turp”.

Përderisa Georgescu vitin e kaluar garoi si kandidat i pavarur, ai është i lidhur me partinë e Simionit.

“Nuk do të na mposhtni. Populli rumun është zgjuar. Ata do të jenë fitimtarë”, shtoi ai.

Edhe udhëheqësja e partisë tjetër nacionaliste, Partisë së Rinisë, Anamaria Gavrila, tha se “disa gjykatës vendosën që të mos më lënë mua dhe miliona rumunë që të zgjedhim atë që duam për president të vendit”.

Megjithatë, politikanë të tjerë mirëpritën vendimin. Elena Lasconi, politikane liberale që duhej të përballej në balotazh me Georgescun votom e kaluar para se zgjedhjet të anuloheshin, tha se “Georgescu është vetëm një person i një sistemi thellësisht të korruptuar dhe të kalbur”.

“Georgescu duhet të mbajë përgjegjësi penale për të gjitha mizoritë për të cilat është akuzuar muajve të fundit”, tha ajo duke shtuar se “të gjitha institucionet që janë gjunjëzuar nga vala e dezinformatave duhet të ngrihen në këmbë”./REL

Previous Post

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Next Post

Trump planifikon të telefonojë Putinin këtë javë për të diskutuar rreth Ukrainës

Next Post
Trump planifikon të telefonojë Putinin këtë javë për të diskutuar rreth Ukrainës

Trump planifikon të telefonojë Putinin këtë javë për të diskutuar rreth Ukrainës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Formula 1/ Audi prezanton projektin e saj të ri për 2026, ja si do të jetë pamja e saj...

Formula 1/ Audi prezanton projektin e saj të ri për 2026, ja si do të jetë pamja e saj…

November 12, 2025
Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

November 12, 2025
Historia E Brendshme: Transkripte të ndryshuara të seancave, shkelje të të drejtave dhe ofendime ndaj liderëve të UÇK për simbolet kombëtare. Çfarë ndodh në Hagë?

Historia E Brendshme: Transkripte të ndryshuara të seancave, shkelje të të drejtave dhe ofendime ndaj liderëve të UÇK për simbolet kombëtare. Çfarë ndodh në Hagë?

November 12, 2025
Historiku/ Nga tmerri i masakrave të serbëve deri te fillimi i një procesi të kontestueshëm që trajton viktimat si fajtorë

Lajmi Fundit

Formula 1/ Audi prezanton projektin e saj të ri për 2026, ja si do të jetë pamja e saj…

by timoni.al
November 12, 2025
0

Ndërsa tensioni rreth titullit të Formula 1 për vitin 2025 vazhdon të rritet, vëmendja e skuadrave tashmë është kthyer drejt...

Read moreDetails
Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

November 12, 2025
Historia E Brendshme: Transkripte të ndryshuara të seancave, shkelje të të drejtave dhe ofendime ndaj liderëve të UÇK për simbolet kombëtare. Çfarë ndodh në Hagë?

Historia E Brendshme: Transkripte të ndryshuara të seancave, shkelje të të drejtave dhe ofendime ndaj liderëve të UÇK për simbolet kombëtare. Çfarë ndodh në Hagë?

November 12, 2025
Historiku/ Nga tmerri i masakrave të serbëve deri te fillimi i një procesi të kontestueshëm që trajton viktimat si fajtorë

Historiku/ Nga tmerri i masakrave të serbëve deri te fillimi i një procesi të kontestueshëm që trajton viktimat si fajtorë

November 12, 2025
Barcelona konsideron Kane si një mundësi për të zëvendësuar Lewandowskin, ndërsa Milan po kërkon shpresa...

Barcelona konsideron Kane si një mundësi për të zëvendësuar Lewandowskin, ndërsa Milan po kërkon shpresa…

November 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Formula 1/ Audi prezanton projektin e saj të ri për 2026, ja si do të jetë pamja e saj...

Formula 1/ Audi prezanton projektin e saj të ri për 2026, ja si do të jetë pamja e saj…

November 12, 2025
Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

Mënyra e brendshme/ Amerikanët zbuluan mashtrimin e Hagës: CIA nuk dispononte informacion për krime lufte nga komandantët e UÇK-së.

November 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al