Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërkoi lirimin në Apelin e GJKKO-së, shtyhet për ditën e nesërme dhënia e vendimit për Veliajn

Editor by Editor
March 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Apeli i GJKKO refuzon avokatin amerikan Joshua Roberts në seancën për Veliajn
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.

Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në ‘arrest me burg’ dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në ‘detyrim paraqitjeje’.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Previous Post

Dorëhiqet kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo do të kandidojë për deputet

Next Post

Paraqitja e provave të reja nga prokurorët ndaj Veliajt, gazetarja: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Next Post
Veliaj kërkon lirinë, sot seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e masës së arrestit

Paraqitja e provave të reja nga prokurorët ndaj Veliajt, gazetarja: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al