Saturday, November 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet nga presidentja Osmani, nis takimet në Kosovë

Editor by Editor
March 11, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet nga presidentja Osmani, nis takimet në Kosovë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtetërorë. Ai fillimisht është mirëpritur nga presidentja Vjosa Osmani, dhe më vonë gjatë ditës do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Rutte ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans një ditë më parë se, Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it.

“Ka pasur zgjedhje, do të shohim se si do të formohet Qeveria e re, por kjo është pjesë e procesit demokratik. Nuk ka gjë të keqe”, ka thënë Rutte, duke shtuar se aleanca bën përpjekje të vazhdueshme që ky shtet të jetë në formën e vet më të mirë.

Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që Rutte do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të SHBA-së në Evropë ka nisur të qarkullojë prej deklaratave që ka bërë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë, teksa u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që evropianët të paguajnë më shumë në këtë sektor, duke ngritur dilema nëse ata do të ishin tani në gjendje të mbronin SHBA-në, siç e kërkon Neni 5 i NATO-s.

SHBA-ja i ka rreth 100.000 trupa në Evropë, ndërsa prej tyre 600 janë të vendosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”./REL

Previous Post

Mbyllja e TikTok/ Berisha: Akt censure, Shqipëria është bërë narko-diktaturë

Next Post

Lista e Shkodrës, rikthehet Bardh Spahia, ja 6 kandidatët e parë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

November 14, 2025
Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

Galatasaray në prag të afrimit të sulmuesit që Interi e ndjeki gjatë gjithë verës, ashtu si Osimhen, në janar.

SHBA rishikon strategjinë për Gazën; Ushtria amerikane parashikon ndarjen në zona të ndryshme, organizatat humanitare: Nuk kemi informacion.

AKTUALITET

by timoni.al
November 14, 2025
0

Italia ka ende shpresë për të shkuar direkt në Botërorin 2026, por kjo do të kërkojë një mrekulli. Fitorja 4-1...

Read moreDetails
Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

November 14, 2025
Galatasaray në prag të afrimit të sulmuesit që Interi e ndjeki gjatë gjithë verës, ashtu si Osimhen, në janar.

Galatasaray në prag të afrimit të sulmuesit që Interi e ndjeki gjatë gjithë verës, ashtu si Osimhen, në janar.

November 14, 2025
SHBA rishikon strategjinë për Gazën; Ushtria amerikane parashikon ndarjen në zona të ndryshme, organizatat humanitare: Nuk kemi informacion.

SHBA rishikon strategjinë për Gazën; Ushtria amerikane parashikon ndarjen në zona të ndryshme, organizatat humanitare: Nuk kemi informacion.

November 14, 2025
Video/ Momenti historik në fazën e play off-it të Botërorit, FSHF publikon pamjet e shprehjes së ndjenjave mes Sylvinhos dhe Dukës pas triumfit ndaj Andorrës.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

Shpresë në letër? Llogaritë e komplikuara që i duhet të bëjë Italia për të kaluar Norvegjinë pa kaluar në ‘playoff’

November 14, 2025
Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

Pas incidentit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës shënojnë një rritje prej më shumë se 2%.

November 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al