Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Delegacioni izraelit arrin në Katar për bisedime mbi armëpushimin në Gaza

Editor by Editor
March 11, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Delegacioni izraelit arrin në Katar për bisedime mbi armëpushimin në Gaza
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi negociator i Izraelit nisi të hënën një udhëtim drejt Katarit për të zhvilluar bisedime me qëllim zgjatjen e armëpushimit në Gazë. Kjo pas vendimit të Izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në territorin palestinez, një hap që ka për qëllim të shtojë presionin mbi Hamasin, grupin që është shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Përpara nisjes së bisedimeve, Izraeli shkëputi linjën e vetme të energjisë elektrike që furnizon një impiant të ujit të pijshëm në Gazë, veprim që u dënua nga Hamasi si një “shantazh i ulët dhe i papranueshëm”.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka zgjatur deri më 1 mars, nuk ka arritur të prodhojë një marrëveshje për fazat e ardhshme të procesit, që synojnë një fund të qëndrueshëm të luftës, e cila shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Megjithatë, ka dallime të mëdha mes dy palëve mbi kushtet për vazhdimin e marrëveshjes: Hamasi kërkon fillimin e menjëhershëm të negociatave për fazën e dytë, ndërsa Izraeli dëshiron të vazhdojë fazën e parë.

Hamasi e akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit, duke thënë se Izraeli “refuzon të nisë fazën e dytë, duke zbuluar synimet e tij për të shmangur dhe vonuar procesin”.

Previous Post

Sot seancë mbi ankimimin për “Arrestin me burg”, Veliaj niset drejt Apelit të GJKKO

Next Post

LIVE- Rama: Jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë për askënd

Next Post
LIVE- Rama: Jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë për askënd

LIVE- Rama: Jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë për askënd

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al