Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Rama zhduku 60 milionë euro që Franca dha për gratë shqiptare

Editor by Editor
March 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Rama zhduku 60 milionë euro që Franca dha për gratë shqiptare
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është 8 Marsi, Dita e Gruas. Në prezantimin e programit ‘Fuqizimi i grave dhe vajzave’, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj. Akuzoi qeverinë Rama dhe premtoi ndryshime të mëdha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1338828607318628%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Po të kthehemi 30 vite më parë, në diktaturë, ju gjenit nënën shqiptare që punonte me tre turne, që mezi përgatiste, mezi ushqente dhe vishte fëmijët e saj, në kuptimin e vërtetë të fjalës robtohej, por kishte edhe në atë kohë gra ministre, anëtare të Byrosë Politike, të cilat mbronin interesat e partive dhe jo interesat e nënave dhe motrave shqiptare.

Sot, po të kthehemi pas 30 vite, narkodiktaturën apo diktaturën e bandave, ato të cilat e vuajnë më shumë se të gjithë të tjerët janë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet.

Përsëri kemi nënën me rrogë të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë djalit, vajzës, merr rrugët e botës, ndiq fatin tënd sepse nuk të mbaj dot, nuk të ushqej dot, nuk kemi të ardhura, nuk jetojmë dot së bashku.

Sepse me të ardhurat e saj është faktuar se 41 për qind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë.

Pra, ka një situatë dramatike të nënave dhe grave shqiptare.

Ka ministre, ka deputete.

Do t’u jap një shembull, para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave.

Ç’është e vërteta, unë e vlerësova.

Po pse ku shkuan ato? Ato u futën në buxhet për t’u vjedhur.

60 milionë euro nuk ishin pak se me 60 milionë euro mund të zbusje kreditë e mijëra grave në biznes. Me 60 milionë euro mund të mbështesje mijëra start-upe të tyre.

Plus që në ato 60 milionë euro, duhet të fusje edhe ti një fond. Por ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij.

U ndala këtu tek shëmbëlltyra.

Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.

Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë.

Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën.

Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format.

Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit.

Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa.

Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Janë të zakonshme në ditën e tij të punës. Ndaj dhe ai nuk thotë një fjalë të vetme në mbrojtje, në mbështetje të grave dhe vajzave.

Nuk ka një projekt të vetëm, nuk mund të tregojë kjo qeveri një projekt të vetëm me të cilin ajo lufton për suksesin e tyre” tha ai.

Previous Post

Pas ndarjes nga e dashura angleze, Armando Broja çon partneren e re në shtëpi! Historia e dashurisë në distancë e futbollistit të Kombëtares me vajzën nga Përmeti

Next Post

FOTO/ Marshim në Tiranë me rastin e 8 marsit, qytetarët me pankarta për të drejtat e grave dhe vajzave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

AKTUALITET

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi urgentësën e ndalimit të luftës në Gaza, pas dy vitesh të konflikteve të...

Read moreDetails
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

September 27, 2025
Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al