Saturday, January 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump drejtuar aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet nëse doni mbështetjen e SHBA-së

Editor by Editor
March 7, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump drejtuar aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet nëse doni mbështetjen e SHBA-së
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

“Është gjë e logjikshme, apo jo?” tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të enjten.

“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, theksoi ai.

Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve t’i rrisnin shpenzimet ushtarake. Por, Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme.

“Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nguli këmbë që vendet anëtare të NATO-s t’i rrisnin shpenzimet ushtarake në 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Shkalla prej 2 për qind ishte zotim i vitit 2014 për t’u arritur brenda dhjetë vjetëve pasuese. Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trump ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht.

Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trump në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Ky qëndrim u përsërit disa herë – si publikisht ashtu edhe privatisht – nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në shkurt.

SHBA-ja ka një personel ushtarak prej rreth 100.000 vetash në Evropë, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Britani. NATO-ja u themelua nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për ta kundërshtuar agresionin sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, aleanca i ka 32 anëtarë dhe përfshin shumë vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose nën sferën e ndikimit të tij.

Trump pretendoi se vendet e tjera nuk do ta ndihmonin SHBA-në në rast nevoje, pavarësisht se hera e vetme kur është aktivizuar neni 5 ishte kur u përcaktua se Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001.

“E dini cili është problemi më i madh që kam me NATO-n? Unë, sinqerisht, i njoh shumë mirë këta djem. Janë miqtë e mi. Por, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në telashe dhe do t’iu telefononim atyre dhe do të thoshim, ‘kemi një problem, Francë. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend’. A mendoni se ata do të vijnë të na mbrojnë? Do të duhej. Nuk jam aq i sigurt”, tha Trump.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu përgjigj Trumpit, duke thënë: “Ne jemi aleatë besnikë dhe të përkushtuar”.

“Mendoj se kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, tha Macron, duke përmendur raste historike të bashkëpunimit ushtarak franko-amerikan që nga Lufta Revolucionare Amerikane.

Franca dhe Amerika “gjithmonë kanë qenë pranë njëra-tjetrës”, theksoi ai. Më 5 mars, Macron tha se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent, përballë agresionit rus dhe shqetësimeve rreth qëndrimit të SHBA-së për mbrojtjen e Evropës. Ndërkohë, Trump sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane./ REL

Previous Post

Sot 7 marsi, 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë

Next Post

Samir Mane “kanceri i shoqërisë shqiptare”/ Si i grabiti banorëve në Palasë 33 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar vilat e “Green Coast”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mateta-Milan, Marchetti: "Çfarë e ndan Milanin nga Juventusi? Kuqezinjtë bëjnë pagesat menjëherë."

Mateta-Milan, Marchetti: “Çfarë e ndan Milanin nga Juventusi? Kuqezinjtë bëjnë pagesat menjëherë.”

January 30, 2026
5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

January 30, 2026
Kapiteni i Chelseat jep një qetësim në lidhje me spekulimet për kalimin e Cole Palmer në Manchester United: "Kjo është normale."

Kapiteni i Chelseat jep një qetësim në lidhje me spekulimet për kalimin e Cole Palmer në Manchester United: “Kjo është normale.”

January 30, 2026
Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

LAJME

Mateta-Milan, Marchetti: “Çfarë e ndan Milanin nga Juventusi? Kuqezinjtë bëjnë pagesat menjëherë.”

by timoni.al
January 30, 2026
0

Duke folur për Sky Sport, gazetari dhe eksperti i tregut të transferimeve Luca Marchetti komentoi për afrim e mundshëm të...

Read moreDetails
5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

January 30, 2026
Kapiteni i Chelseat jep një qetësim në lidhje me spekulimet për kalimin e Cole Palmer në Manchester United: "Kjo është normale."

Kapiteni i Chelseat jep një qetësim në lidhje me spekulimet për kalimin e Cole Palmer në Manchester United: “Kjo është normale.”

January 30, 2026
Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

January 30, 2026
Lë elitën portugeze për t'u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

Lë elitën portugeze për t’u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

January 30, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mateta-Milan, Marchetti: "Çfarë e ndan Milanin nga Juventusi? Kuqezinjtë bëjnë pagesat menjëherë."

Mateta-Milan, Marchetti: “Çfarë e ndan Milanin nga Juventusi? Kuqezinjtë bëjnë pagesat menjëherë.”

January 30, 2026
5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

5 ndryshime të lehta në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të kontribuojnë në një jetë më të gjatë, sipas mjekëve.

January 30, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al