Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Operacion antidrogë në Divjakë, goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë 

Editor by Editor
March 7, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ Operacion antidrogë në Divjakë, goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë 
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DIVJAKË – Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Divjakë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona dhe janë shoqëruar 10 të tjerë. 

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Arnold Prifti 30 vjeç dhe Maringlen Prifti 32 vjeç, vëllezër si dhe Olsi Lala. Sipas policisë personat e arrestuar në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup shisnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në qytetin e Divjakës.

Ndërkohë po në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona”, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e dozave të Kokainës, në Divjakë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, 2 vëllezër bashkorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.

Shoqërohen mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, për rreth 6 muaj, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, që vepronte në Divjakë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin “Zona”.

Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestuan shtetasit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër;
-u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për ndalimin e shtetasit O. L., 31 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Rr dhe S. B.;
-më parë, gjatë periudhës hetimore, është vënë në pranga shtetasi E. T..

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup me organizatorë shtetasit A. P. dhe M. P., shitnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në Divjakë.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat e reja të Trump?

Next Post

Sot 7 marsi, 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë

Next Post
Sot 7 marsi, 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë

Sot 7 marsi, 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al