Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK hap faqen online ku mund të denoncohen zyrtarët për fushatën e 11 majit! Hapat që ndiqen në ‘Denonco krimin zgjedhor’!

Editor by Editor
March 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zgjedhjet/ SPAK hap faqen online ku mund të denoncohen zyrtarët për fushatën e 11 majit! Hapat që ndiqen në ‘Denonco krimin zgjedhor’!
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me moton “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

SPAK fton qytetarët, subjektet juridike apo fizike, sikurse edhe OJF që të bashkëpunojnë me denoncime dhe referime rastesh të dyshuara apo me prova.

Por si veprohet dhe cilat janë hapat që ndiqen?

Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, së pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që i shikon vetëm SPAK.

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

Por aty mund të vendosen edhe informacione në kategorinë e zyrtarëve më të lartë, që mund të denoncohen nëse ka informacione, prova dhe indicio, nga kupola e shtetit dhe deri tek zyrtari më i thjeshtë. 

Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve, gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. 

Gjithsej janë 16 vepra penale që mund të denoncohen në këtë platformë online të SPAK, teksa mund te bashkëngjisni si prova edhe dokumente dhe fotografi.

Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in [email protected]. Kjo ftesë vlen edhe për diasporën.

Previous Post

Zgjedhjet e 11 majit, gazetarja zbulon katër emrat e kryebashkiakëve socialistë që do të lënë mandatin për garën e Parlamentareve

Next Post

“Nuk merrem me kore histerike, ik pirdhu!”/ Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Next Post
“Nuk merrem me kore histerike, ik pirdhu!”/ Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

"Nuk merrem me kore histerike, ik pirdhu!"/ Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al