Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërpreu fjalën e Presidentit Trump para Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve miraton një rezolutë për të dënuar ligjvënësin

Editor by Editor
March 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ndërpreu fjalën e Presidentit Trump para Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve miraton një rezolutë për të dënuar ligjvënësin
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë për të dënuar sjelljen e ligjvënësit demokrat Al Green, i cili ndërpreu fjalimin e Presidentit Donald Trump përpara Kongresit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson urdhëroi largimin e ligjvënësit Green nga salla plenare gjatë pjesës së parë të fjalimit të Presidentit Trump mbrëmjen e së martës. Ligjvënësi Green u ngrit në këmbë dhe protestoi me zë të lartë, pasi Presidenti Trump tha se zgjedhjet e 5 nëntorit i kishin dhënë një mandat të gjerë.

“Nuk ke mandat”, tha ligjvënësi nga Teksasi i cili nuk u ndal edhe pasi Kryetari Johnson i tha të ulej.

Ligjvënësit republikanë vepruan me shpejtësi për ta dënuar veprimin e ligjvënësit Green, nëpërmjet hartimit të një rezolute që mbetet si një dokument zyrtar për sjelljen e kolegut të tyre. Kur miratohet një rezolutë e tillë me votat e shumicës, ligjvënësit në fjalë i kërkohet të qëndrojë në mesin e sallës plenare, ndërsa drejtuesi i seancës i lexon rezolutën.

Votimi për rezolutën ishte përgjithësisht sipas linjave partiake, me 224 vota pro dhe 198 kundër. Ligjvënësi Green, tashmë në mandatin e tij të 11-të, nuk u pendua të mërkurën kur shpjegoi veprimet e tij. Përpara se të fliste në mbrojtje të tij nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve, ai kaloi në anën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i shtrëngoi dorën ligjvënësit Dan Newhouse që hartoi rezolutën. Ligjvënësi Green tha se nuk fajëson Kryetarin Johnson ose ata që e kishin shoqëruar jashtë sallës.

“Miq, do ta bëja përsëri”, tha ligjvënësi Green.

Ai i shpjegoi veprimet e tij duke thënë se Presidenti Trump kishte thënë se kishte fituar një mandat nga votuesit. Por ligjvënësi Green tha se Presidenti Trump nuk ka një mandat për të shkurtuar programin e sigurimit shëndetësor Medicaid, program tek i cili mbështeten shumë nga votuesit e tij.

“Është çështje parimore. Është çështje ndërgjegjeje”, tha ligjvënësi Green. “Ka njerëz që vuajnë në këtë vend sepse nuk kanë siguracion shëndetësor”.

Presidenti Trump ishte shprehur javën e kaluar kur u pyet për programin federal të siguracionit shëndetësor se: “Nuk do ta prekim”./VOA

Previous Post

Gjermani, kapen 280 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Next Post

Berisha: PD do të ulet çmimi i energjisë, 7 lekë për qytetarët, 6 për bizneset

Next Post
Berisha: PD do të ulet çmimi i energjisë, 7 lekë për qytetarët, 6 për bizneset

Berisha: PD do të ulet çmimi i energjisë, 7 lekë për qytetarët, 6 për bizneset

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al