Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit!

Editor by Editor
March 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA – Tajvani po ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Që nga fillimi i pushtimit më shumë se tre vjet më parë, shumë tajvanezë kanë zhvilluar simpati për luftën e Ukrainës. Edhe pse ka dallime me situatën e tyre, disa paralele nuk mund të përjashtohen. Në të dyja rastet, një shoqëri demokratike është nën presionin e një pushteti diktatorial që dëshiron të zgjerojë ndikimin e tij. Kjo është arsyeja pse tajvanezët mbështesin ukrainasit dhe shpresojnë se ata do të triumfojnë ndaj Moskës.

Udhëheqësikinez Xi Jinping po i ndjek nga afër zhvillimet në luftën e Putinit, ndër të tjera për të nxjerrë mësime për qasjen e tij ndaj Tajvanit. Ajo që është e qartë është se Pekini në vitet e fundit i ka rritur përpjekjet diplomatike për të përhapurpikëpamjet e tij mbi Tajvanin. Në veçanti në Jugun Global, disa shtete kanë adoptuar retorikën kineze. Nëse Xi do të guxonte të niste një sulm një ditë, ai mund të mbështetej në faktin se disa vende janë në anën e Kinës.

Nga qarqe pranë Donald Trumpit është theksuar ndërkohë më shumë se një herë se Presidenti amerikan po mendon të bëjë një “marrëveshje shumë të madhe” me Kinën. Megjithatë, është ende e paqartë se ç’pamje do të ketë ajo dhe çfarë do të përmbajë. Në të njëjtën kohë, Trumpi i rriti sërish tarifat doganore ndëshkuese për importet kineze me dhjetë pikë, duke i çuar ato në 20% gjatë mandatit të tij aktual. Këto masa e rëndojnë ekonominë kineze, por mbetet për t’u parë nëse ato janë pjesë e një loje më të gjerë negociuese. Mbetet e paqartë se ç’pamje do të ketë ky “pazar i madh” me Pekinin, veçanërisht përballë afrimit të njëkohshëm midis SHBA dhe Rusisë, për të cilin vëzhguesit besojnë se synon të ndajë Moskën dhe Pekinin.

Mbrojtja e Tajvanit e garantuar nga gjysmëpërçuesit?

Ka shqetësime në Tajvan se Donald Trumpi mund të zvogëlojë mbështetjen e tij për ishullin nëse e sheh atë politikisht ose ekonomikisht të përshtatshme dhe Xi ia kërkon këtë. Megjithëse Trump kohët e fundit deklaroi se një pushtim kinez i Tajvanit do të ishte “katastrofik”, qëndrimi i tij afatgjatë mbetet i paparashikueshëm. Për sa kohë që furnizimi i SHBA me gjysëmpërçuesit më të avancuar varet nga ishulli, ka të ngjarë të jetë një garanci mbrojtjeje.

Deri tani, mbështetja për Tajvanin ka qenë një konsensus mbipartiak në Kongresin e SHBA, me demokratët dhe republikanët që theksojnë të drejtën e ishullit për të vendosur vetë fatin e tij. Por Trumpi po bën gjithçka që mundet për t’i bashkuar vendimet më të rëndësishme në duart e Presidentit, duke anashkaluar kështu Parlamentin amerikan.

Ndërkohë, Presidenti amerikan është ankuar në adresë të Tajvanit se kombi i vogël ishullor u kishte marrë SHBA perspektivën në prodhimin e gjysmëpërçuesve. Si rezultat, prodhuesi kryesor i çipave të Tajvanit TSMC ka njoftuar tani se do të investojë 100 miliardë dollarë të tjerë në një fabrikë në Arizona, mbi 65 miliardë dollarët e zotuar tashmë. Në të ardhmen, gjysëmpërçues shumë kompleksë dhe të shtrenjtë do të prodhohen gjithashtu drejtpërdrejt në SHBA.

Deri tani, Tajvani i kishte mbajtur objektet e tij të ndjeshme të prodhimit ekskluzivisht në ishull. Kjo “mburojë silikoni” ishte një garanci sigurie që SHBA dhe aleatët e saj do t’i vinin në ndihmë Tajvanit në rast të një sulmi kinez. Nëse jo nga dashuria për Tajvanin, atëherë të paktën për të siguruar qasje në gjysmëpërçuesit shumë të rëndësishëm.

Nëse SHBA-ja tani pushon së qeni një mburojë mbrojtëse, vendet në rajon, të cilat gjithashtu kanë frikë për aleancën e tyre të sigurisë me Amerikën e Trumpit, duhet të gjejnë mënyra të reja për të bashkëpunuar. Në rastin e Tajvanit, tashmë ka lidhje të mira me Filipinet dhe Japoninë. Të dyja vendet po përballen me provokime nga Pekini dhe – në rastin e Japonisë – edhe nga vasalja e saj Koreja e Veriut. Nën administratën e Bidenit, Uashingtoni ka forcuar aleancat më të vogla, të ashtuquajturat “mini-laterale”, në rajon për të ndërtuar një arkitekturë të sigurisë lokale. Por nëse ato do të vazhdojnë të ekzistojnë në rast emergjence pa SHBA, kjo është e diskutueshme./DW

Previous Post

Misteri i vrasjes së palestinezes/ Gazetari: U godit 3 herë me ashpërsi! Plaga e thellë 15 cm

Next Post

VIDEO/ Përleshje fizike mes 4 vajzave në Vlorë, ulërima dhe grushte në mes të rrugës, ndërhyn një shofer për t’i ndarë

Next Post
VIDEO/ Përleshje fizike mes 4 vajzave në Vlorë, ulërima dhe grushte në mes të rrugës, ndërhyn një shofer për t’i ndarë

VIDEO/ Përleshje fizike mes 4 vajzave në Vlorë, ulërima dhe grushte në mes të rrugës, ndërhyn një shofer për t'i ndarë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

June 17, 2025
“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

June 17, 2025
Një e ardhur e re në horizont për Barçën: priten 1.1 miliardë euro në vitin 2027…

Një e ardhur e re në horizont për Barçën: priten 1.1 miliardë euro në vitin 2027…

June 17, 2025
E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

June 17, 2025
Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI
AKTUALITET

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

by Editor
June 17, 2025
0

Policia ka arrestuar Arben Qinami banues në Kanada, pasi tentoi të kalonte një pistoletë në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit...

Read moreDetails
“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

June 17, 2025
Një e ardhur e re në horizont për Barçën: priten 1.1 miliardë euro në vitin 2027…

Një e ardhur e re në horizont për Barçën: priten 1.1 miliardë euro në vitin 2027…

June 17, 2025
E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

June 17, 2025
Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

June 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

June 17, 2025
“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

“Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit”/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

June 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al