Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafikim armësh drejt Maqedonisë e falsifikim dokumentash, arrestohen 3 persona në Elbasan

Editor by Editor
March 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trafikim armësh drejt Maqedonisë e falsifikim dokumentash, arrestohen 3 persona në Elbasan
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi ishin të përfshirë në aktivitetin  e paligjshëm të tregtimit të armëve të zjarrit si dhe në atë të falsifikimit të dokumentave.

Referuar hetimeve, kreu i kësaj organizate është 59-vjeçari Dhimitër Peqini, i cili organizonte trafikimin e armëve të zjarrit drejt Maqedonisë së Veriut si dhe menaxhonte aktivitetin e falsifikimit të dokumentave.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe 52-vjeçari Elban Çoniku, i cili bashkëpunonte me 59-vjeçarin për trafikimin e armve si dhe një 47-vjeçar Artan Lila për falsifikimin e dokumentave (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe dëshmi aftësish), shqiptare dhe të huaja).

Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase) dhe pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë nga kontrollet e automjeteve të Dhimitër Peqinit dhe Elban Çonikut, , u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”.

Sekuestrohen 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak, granatë defensive dhe 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase).

Vihen në pranga 3 shtetas (organizatori i 2 veprimtarive kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe ata të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit, pas një hetimi 4-mujor, me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Organizatori”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Dh. P., 59 vjeç, banues në Elbasan, i cili organizonte trafikimin e armëve drejt RMV-së dhe falsifikimin e dokumenteve

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 52 vjeç, banues në Gramsh, dhe A. L., 47 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari, bashkëpunonte me 59-vjeçarin për trafikimin e armëve, ndërsa 47-vjeçari bashkëpunonte me 59-vjeçarin, për falsifikimin e dokumenteve.

Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase) dhe pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga  shtetasit Dh. P. dhe E. C. Nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Më tej, gjatë hetimeve rezultoi se shtetasi Dh. P., në bashkëpunim me shtetasin A. L., falsifikonin në banesën e këtij të fundit, dokumente të ndryshme (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe dëshmi aftësish), shqiptare dhe të huaja.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Shuhet “zëri” i futbollit italian/ Komentatori i njohur, Bruno Pizzul vdes në moshën 87 vjeçare

Next Post

“Vijnë studentët me fuoristrada”, Rama ironi gjatë punimeve në Universitetin Politeknik: Më mirë të ecin çikë në këmbë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Injeksioni që riparon zemrën: një zbulim i ri mund të kurojnë dëmet e infarktit me një dozë të vetme.

Injeksioni që riparon zemrën: një zbulim i ri mund të kurojnë dëmet e infarktit me një dozë të vetme.

March 21, 2026
Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

March 21, 2026
Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

March 21, 2026
Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

AKTUALITET

Injeksioni që riparon zemrën: një zbulim i ri mund të kurojnë dëmet e infarktit me një dozë të vetme.

by timoni.al
March 21, 2026
0

Një studim i ri i realizuar nga ekipi i profesor Ke Cheng në Columbia University sjell perspektiva të rëndësishme në...

Read moreDetails
Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

March 21, 2026
Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

March 21, 2026
Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

March 21, 2026
Rama implementon riorganizime në qarqe, Spiropali dhe Gjiknuri kthehen në Tiranë, ndërsa Shalsi largohet nga Kukësi.

Rama implementon riorganizime në qarqe, Spiropali dhe Gjiknuri kthehen në Tiranë, ndërsa Shalsi largohet nga Kukësi.

March 21, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Injeksioni që riparon zemrën: një zbulim i ri mund të kurojnë dëmet e infarktit me një dozë të vetme.

Injeksioni që riparon zemrën: një zbulim i ri mund të kurojnë dëmet e infarktit me një dozë të vetme.

March 21, 2026
Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al