Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Riarmatimi urgjent, prova e Bashkimit Evropian për t’i shndërruar fjalët në vepra

Editor by Editor
March 4, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Riarmatimi urgjent, prova e Bashkimit Evropian për t’i shndërruar fjalët në vepra
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën në sfond, udhëheqësit e shqetësuar të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar hapat për të forcuar mbrojtjen e BE-së kundër Rusisë.

“Pyetja që shtohet nuk është më nëse siguria e Evropës kërcënohet konkretisht apo nëse Evropa duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, pyetja që shtohet para nesh është nëse Evropa është e përgatitur të veprojë me vendosmëri sipas situatës – dhe nëse Evropa është gati dhe e aftë të veprojë me shpejtësinë dhe me ambicien e duhur”, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimit, ndërsa shpalosi një plan financiar shumëdimensional për mbrojtjen, në vlerë prej 870 miliardë dollarësh, për bllokun me 27 anëtarë.

Një mesazh i tillë po dëgjohet nëpër takime të shumta, urgjente, të udhëheqësve evropianë, të shqetësuar nga një mos angazhim i mundshëm i Shteteve të Bashkuara dhe që po çon drejt një angazhimi të ri evropian për më shumë shpenzime në fushën e mbrojtjes. Ky zhvillim vjen pas vitesh kërkesa të përsëritura nga Uashingtoni që BE-ja të mbajë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

Por shtetet anëtare të BE-së po përballen me sfida të thella ndërkohë që ndërmarrin hapa për t’u riarmatosur, duke filluar nga qeveritë dhe ekonomitë e brishta e deri tek ballafaqimi me një popullatë skeptike e forcimi i partive të djathta të skajshme, shpesh me pikëpamje më të favorshme për Rusinë.

Shqetësim të veçantë për shumë prej tyre paraqet largimi i mundshëm i administratës së Presidentit Trump nga aleanca tradicionale transatlantike.

“Kjo krijon disa sfida shumë të mëdha për të ardhmen e Bashkimit Evropian – dhe mendoj se evropianët janë shumë të vetëdijshëm për këtë”, thotë Ian Lesser, i cili udhëheq zyrën e Brukselit i Fondit gjerman Marshall.

“A do t’i përgjigjet Evropa këtyre sfidave, qoftë atyre që lidhen me tregtinë apo për mbrojtjen – kolektivisht? Apo shtetet anëtare, do të veprojnë secili më vete?”.

Ndjesi urgjence

Për shumë udhëheqës të BE-së, mesazhi duket se është uniteti. Gjatë takimit në Londër, shtetet e BE-së dhe Britania e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, ranë dakord të hartojnë planin e tyre të paqes për Ukrainën për t’ia paraqitur atë Uashingtonit. Franca dhe Britania gjithashtu mbështetën një të ashtuquajtur “koalicion të shteteve të gatshme”, për të dërguar forca në Ukrainë që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili ka kohë që bën thirrje për një Evropë me një autonomi më të gjerë ushtarake – ka sugjeruar gjithashtu që t’ua ofrojë shteteve tjera evropiane mburojën bërthamore parandaluese të Francës.

“Më në fund ndjesia e urgjencës po i kaplon udhëheqësit evropianë, por në këtë moment ajo nuk mjafton”, thotë analistja Olena Prokopenko nga Fondi Marshall.

“Po shohim nivele të ndryshme të të kuptuarit të nivelit të kërcënimit me të cilin përballet Evropa në këtë moment. Po shoh një shkallë – nuk dua të them paniku – por evropianë realisht të alarmuar, të cilët po e kuptojnë se duhet të qëndrojnë bashkë sa më shumë që është e mundur”, thotë Elie Tenenbaum, i Institutit francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare me qendër në Paris.

Megjithatë, shtoi ai, Evropa gjendet përballë një sfide të madhe. “Nëse evropianët duan të kompensojnë ndihmën e humbur amerikane për Ukrainën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë që tani”.

“Ata duhet të ndërmarrin veprime, të urdhërojnë industritë e mbrojtjes (të prodhojnë)”.

Përtej Ukrainës, Instituti për politika ‘Bruegel’, me seli në Bruksel, llogarit se Evropës i duhen 300,000 trupa shtesë dhe qindra miliarda dollarë më shumë për të parandaluar një agresion të mundshëm rus pa Shtetet e Bashkuara.

Evropës “i mungojnë armatimet, na mungojnë pjesët për t’i zëvendësuar ato, na mungon gatishmëria”, thotë zoti Tenenbaum.

Ish-Ambasadori francez Michel Duclos, vë theksin tek pasuritë e Evropës. “Është e vërtetë që nuk gjendemi në një situatë të mirë”, tha zoti Duclos, i cili punon si analist pranë Institutit ‘Montaigne’ në Paris. “Por në të njëjtën kohë, në aspektin demografik dhe atë ekonomik, ne (Evropa) mund të jemi shumë më të fortë sesa Rusia, nëse jemi në gjendje të bashkojmë veprimet tona në aspektin e mbrojtjes”, theksoi ai.

Rezistenca nga brenda

Ambiciet e reja të Evropës për sigurinë tashmë po përballen me rezistencë. Për shembull, partia ekstremit të djathtë të në Francë, Bashkimi Kombëtar ka hedhur poshtë idenë që Franca të përfshijë Evropën në ombrellën e saj bërthamore dhe udhëheqësja Marine Le Pen i cilëson planet për mbrojtje të pavarur të Evropës si “iluzion”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për lidhjet e tij miqësore me Kremlinin, i ka bërë thirrje Evropës që në vend të kësaj të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta për të bërë të mundur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shumë ekonomi europiane po përballen me sfida, ndërsa në disa vende po zbehet mbështetja publike për Ukrainën.

Anketime të kohëve të fundit, tregojnë se ndërsa dy të tretat e qytetarëve francezë besojnë se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Kievin, tre të katërtat nuk duan që trupat ushtarake të vendit të dislokohen në terren – përveçse në rast se shkojnë për të ruajtur një paqe të mundshme.

“Deri më tani, udhëheqësit evropianë janë përpjekur që në mesazhet që i përcjellin qytetarëve të vendeve të tyre të jenë më shumë qetësues sesa alarmues”, thotë analisti Tenenbaum. “Por nëse duan të justifikojnë shpenzimet më të larta për mbrojtjen dhe marrjen përsipër të rrezikut, atëherë do të duhet të jenë shumë më të zëshëm për rreziqet me të cilat përballet rajoni”, përfundon ai./VOA

Previous Post

Kapen 10 ton kokainë në portin e Dunkirk në Francë

Next Post

Meta nga burgu: Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë ndryshimin

Next Post
“Dikur e bëra ministre, sot nuk vjen në mbledhje”, Ilir Meta i përgjigjet Kryemadhit: Pse nuk erdhi shoqja jote, nepotizmi e la jashtë

Meta nga burgu: Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë ndryshimin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…
AKTUALITET

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

by Editor
June 8, 2025
0

TIRANE - Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Sylvinho e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u...

Read moreDetails
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

June 8, 2025
Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al