Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA pezulloi ndihmën ndërkombëtare, Afganistani në prag të zisë së urisë

Editor by Editor
March 3, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
SHBA pezulloi ndihmën ndërkombëtare, Afganistani në prag të zisë së urisë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afganistani po shkon drejt zisë së urisë, sipas punonjësve të ndihmës që flasin për një prej krizave më të mëdha humanitare në botë.

Duke folur në kushte anonimati, dy prej tyre i thanë REL-së se miliona afganë tashmë jetojnë në kushtet e një zije të bukës, dhe ndalimi i ndihmës amerikane do ta shtyjë vendin edhe më shumë drejt greminës. Të dy personat në fjalë punojnë për organizata të mëdha ndërkombëtare, të cilat ofrojnë ndihma ushqimore për komunitetet e cenueshme në Afganistan.

“Uria është përhapur tashmë në çdo cep të vendit”, shprehet njëri prej tyre, që vetë punon në juglindje të Afganistanit. Marrja e pushtetit nga talibanët në vitin 2021 në vendin e varfër të varur nga ndihmat e huaja, e përkeqësoi ndjeshëm situatën edhe ashtu mjaft të rënduar humanitare në vend, ndërsa ekonomia praktikisht u shemb. Uria, për momentin u arrit të shmangej falë ndihmës se konsiderueshme nga donatorët perëndimorë, por edhe ajo ka ardhur në rënie vitet e fundit.

Aktualisht, llogaritet qe rreth një e treta e popullsisë 40-milionëshe të Afganistanit, përballet me urinë. Frika për zi buke u rrit që nga vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në janar, për ta ngrirë përkohësisht gjithë ndihmën për vendet e huaja, përfshirë Afganistanin.

Një ndërprerje e përhershme e saj do të ishte katastrofike për vendin, që ka si donatoren e tij më të madhe pikërisht Amerikën. Më të rrezikuarat nga uria konsiderohen sidomos provincat e thata perëndimore, qendrore dhe veriore të Afganistanit.

Previous Post

A ishte samiti i Starmerit i mjaftueshëm për të ndikuar Trump?

Next Post

U gjet dje i pajetë në Prishtinë vëllai i reperit të njohur Unikkatil/ Policia i gjen në banesë armë dhe lëndë narkotike

Next Post
U gjet dje i pajetë në Prishtinë vëllai i reperit të njohur Unikkatil/ Policia i gjen në banesë armë dhe lëndë narkotike

U gjet dje i pajetë në Prishtinë vëllai i reperit të njohur Unikkatil/ Policia i gjen në banesë armë dhe lëndë narkotike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al