SHBA– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.
Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance. JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.
Pjesë nga biseda:
Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin – ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se disa njerëz kanë thënë se duhet të ju mbështesin.
Zelensky ndërhyn me qetësi: Unë kam respekt për vendin tuaj.
Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?
Zelensky: Shumë herë.
Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.
Zelensky: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…
Ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.















