Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vjet burg për Alqi Bllakon dhe përjashtim nga funksionet publike

Editor by Editor
February 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vjet burg për Alqi Bllakon dhe përjashtim nga funksionet publike
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit socialist, Alqli Ballko për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. SPAK kërkoi dënimin me 5 vjet burg për Bllakon dhe përjashtimin nga funksionet publike për gjithashtu 5 vjet. Seanca e radhës për ish-deputetin socialist do të mbahet në datën 7 mars, ku do të shprehet edhe mbrojtja dhe më pas do të shpallet vendimi.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste. Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit. 

Previous Post

“Të shtyhet afati i regjistrimit të Diasporës”/ Berisha kërkesë KQZ-së: Të njihen dokumentet e skaduara edhe në Shqipëri

Next Post

12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Next Post
12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës

12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al