Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Po iu vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në Kuvend”, Berisha: Laptopi i Agaçit është në prokurori, ka të gjitha vjedhjet e Ramës dhe grupit

Editor by Editor
February 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Po iu vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në Kuvend”, Berisha: Laptopi i Agaçit është në prokurori, ka të gjitha vjedhjet e Ramës dhe grupit
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtuar mazhorancës në Kuvend duke iu thënë se po iu vjen fundi nga drejtuesi i tyre, kryeministri Edi Rama. Berisha tha se dy janë arsyet që kryeministri nuk vjen në Kuvend, ku përmendi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin. Sipas Berishës, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori dhe përmban të gjitha vjedhjet e kryeministrit Rama dhe grupit të tij. 

Berisha: Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament. Nuk guxon të shkelë më në parlament. Që është bërë i shkallmuar me një gjuhë me të cilën meriton çdo epitet. Me një gjuhë të denjë… nuk e prish gojën unë, por një gjuhë qenefi. Sa herë flet, vetëm gjëra të tilla nxjerr.

Atëherë pse nuk vjen ai këtu? Pse nuk vjen? Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot. Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital? Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim. Të gjithë ju këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?

Tani, e dyta, laptopi është në prokurori. Ta dini mirë. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori. Prandaj thirreni më mirë të vijë se sa t’u nxjerrë laptopi një nga një ju. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama me grupin e tij.

Previous Post

“Nuredini do femra dhe palestër, ne rrimë në burg”, Petrit Qoli akuza ndaj Dumanit: Do vdes nga veremi, jam dobësuar 40 kg

Next Post

“S’e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës”, shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Beqaj, seanca e radhës më 13 mars

Next Post
“S’e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës”, shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Beqaj, seanca e radhës më 13 mars

“S’e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës”, shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Beqaj, seanca e radhës më 13 mars

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al