Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardh Spahia dërgohet për gjykim nga SPAK, ja akuzat

Editor by Editor
February 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bardh Spahia dërgohet për gjykim nga SPAK, ja akuzat
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim Bardh Spahinë, kryetarin e Bashkisë Shkodër, i akuzuar për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Spahia, pavarësisht një vendimi gjyqësor që urdhëronte rikthimin në detyrë të administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve, ka nxjerrë vendime të tjera për të penguar ekzekutimin e këtij vendimi.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me mosrespektimin e një vendimi të Gjykatës së Shkodrës, duke cënuar shtetin e së drejtës dhe duke shkaktuar pasiguri juridike.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal.

Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.

Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi Mark Molla, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.

Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, Mark Molla, dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit Mark Molla, deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimmarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.

Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj.

Previous Post

Dëgjesa publike e rektorit të UBT/ Meta: Drejtësia “veneciane” është emergjencë

Next Post

Dokumenti/ Tjetër skandal nga dosja hetimore e SPAK, ja hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

June 8, 2025
Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

June 8, 2025
VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët

VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët

June 8, 2025
E rëndë në Romë/ Trupat e dekompozuar të një foshnje 6-muajshe dhe një gruaje gjenden në një park, nisin hetimet mbi ngjarjen

AKTUALITET

DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

by Editor
June 8, 2025
0

BERLIN- Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e dytë me një pengesë....

Read moreDetails
Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

June 8, 2025
VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët

VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët

June 8, 2025
E rëndë në Romë/ Trupat e dekompozuar të një foshnje 6-muajshe dhe një gruaje gjenden në një park, nisin hetimet mbi ngjarjen

E rëndë në Romë/ Trupat e dekompozuar të një foshnje 6-muajshe dhe një gruaje gjenden në një park, nisin hetimet mbi ngjarjen

June 8, 2025
Shmangni mendimet për të kaluarën dhe shihni përpara, ja çfarë thotë parashikimi i horoskopit për sot

Shmangni mendimet për të kaluarën dhe shihni përpara, ja çfarë thotë parashikimi i horoskopit për sot

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

June 8, 2025
Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al